Vuçiq: Përkundër të gjithave, Serbia ende po mbijeton dhe po përparon

Aleksandar Vučić
Burim: Srpska napredna stranka

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, tha se një vend i vogël liridashës në zemër të Evropës ende po mbijeton dhe po përparon edhe pse çdo ditë i thuhet se duhet të bëjë diçka për Kosovën dhe Metohinë, në çështjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe të heqë dorë nga mbështetja për popullin e tij në Republikën Serbe.

"Çdo ditë, thonë ata, duhet të bëjmë diçka për Kosovën dhe Metohinë, duhet të bëjmë diçka për sanksionet kundër Rusisë, duhet të heqim dorë nga mbështetja për njerëzit tanë në Republika Serbe,dhe dhe përkundër gjithçkaje një vend i vogël liridashës në zemër të Evropës ende mbijeton dhe përparon...”, ka thënë Vuçiq në llogarinë e tij  Instagram "buducnostsrbijeav” (e ardhmja e Serbisë).