Vuçiq: Një pjesë e mirë e botës, nuk do të mbyllë sytë për t'i thënë Prishtinës se mund të bëjë çfarë të dojë
Një pjesë e mirë e njerëzve në botë kanë tentuar të shohin situatën në Kosovë, e jo më të mbyllin sytë për t’i thonë Prishtinës “mund të bëni çfarë të doni“, dhe ky hap jo në planin strategjik, por në atë taktik, ka thënë sot presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq.
Ky i fundit ka deklaruar në media se me këshilltarin e lartë të Departamentit të Shtetit Derek Sholle, ka biseduar për Kosovën dhe rajonin, si dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Vuçiq ka thënë se është e rëndësishme se të gjithë e dinë se veprimet e njëanshme të Prishtinës, shkaktuan tensione të shumta.
“Nuk egziston asnjë ngjarje apo të gjitha temat aktuale, të mos jenë imponuar njëanshmërisht prej Prishtinës. Një pjesë e mirë e njerëzve në botë që përpiqen të shohin situatën në Kosovë, nuk do të mbyllin gjithmonë sytë për t’u thënë “mund të bëni ç’të doni’, ky është zhvillim i ri”, nënvizoi ai.
Sholle ka thënë Vuçiq, është një politikan mjaft inteligjent, jashtëzakonisht i mprehtë, ku i kupton mirë mundësitë në botë dhe në rajon.
“A do të ndryshojë Amerika qëndrimin e saj ndaj Kosovës-jo, por a ka dashur dje Sholle të dëgjojë se çfarë thotë Sërbia-po”, tha ai.
Vuçiq tha se me sa vëmendje e dëgjonte përfaqësuesin e një fuqie të madhe, me po të njëjtin respekt për Sërbinë dëshironte të dëgjonte nga ajo vetë Sholle.
Kjo tha ai, falë ambasadorit të SHBA Kristofer Hill ku ai dhe përfaqësuesit amerikanë dëshironin të dëgjonin se çfarë mendon Sërbia dhe cilat janë pritshmëritë e saj dhe të sërbëve.
Presidenti sërb tha se është biseduar me Shollen edhe rreth draftit franko-gjerman duke thënë se cilat janë vijat e kuqe të Sërbisë të cilat u janë dorrëzuar përpiluesve të dokumentit në formë dhe jo në “non pejper”.
“Këto vija të kuqe janë çdo lloj formë e njohjes formale dhe jo formale të Kosovës, lejimin për anëtarësi në organizma ndërkombëtare”. Rreth kësaj nuk dëshirojmë të flasim. Mund të diskutojmë për gjithçka, të shohim se çfarë përfiton Serbia dhe çfarë përfiton tjetërkush”, shpjegoi ai.
Vuçiq tha se është biseduar edhe për BKS çka është e qartë se është e pamundur të avancohet kur dikush i referohet akteve të veta ligjore, sepse atëherë dialogu nuk do të ketë kuptim.
Presidenti sërb ka falënderuar delegacionin amerikan i cili ka insistuar në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, ku siç ai konstaton, është mesazh i mirë.
“Kur insistoni në diçka e cila duhet të jetë konform të ashtuquajturës Kushtetutë e Kosovës, atëherë përse kemi negociuar nëse është kështu? Për çfarë negociuam? Nuk duhet të kishim negociuar nëse diçka ishte në përputhje me sistemin tuaj ligjor. Nëse duhet të përafrojmë qëndrimet, kjo mund të bëhet pa dialog dhe negociata të vështira. Përkundrazi, kemi zhvilluar negociata pikërisht sepse nuk është gjithmonë e mundur të arrihet diçka në përputhje me aktet ligjore dhe legjislacionin e njërit apo tjetrit, makar edhe të një pale të tretë. Këtë i kam thënë dje Sholles”, ka nënvizuar Vuçiq.
Ky i fundit ka thënë se nuk e di sesi synojnë t’a realizojnë, çfarë mendojnë dhe spegojnë sesi duhet të duket BKS. Kjo nënkupton pyetjen për ekipin drejtues, por mbi të gjitha për sërbët, natyrisht edhe për shqiptarët gjithashtu.
“Nuk do të jetë e thjeshtë, por qartësisht është mirë se BKS duhet të formohet”, tha Vuçiq.
Ky i fundit konstatoi se në të njëjtën ditë kur shkoi në Vjenë, Albin Kurti tha se nuk ishte i interesuar për formimin e komuniteteve mbi baza etnike, çka do të thotë se nuk ishte i interesuar për BKS.
“Më herët tha se nuk ishte i kënaqur me planin franko-gjerman dhe unë thashë se kjo nuk është e vërtetë, e ndërkohë dje tha se e pranon plotësisht. Këtë ne e dinim qysh prej fillimit pasi ai plan bazohet në gjithçka që ata kërkojnë dhe duan. Ata thonë se pranojnë gjithçka vetëm për të shmangur detyrimin e mëparshëm për formimin e BKS”, tha Vuçiq, duke shtuar se do të jetë e vështirë pasi Sërbia nuk ka aleatë, por nuk ka shumë mundësi zgjedhjeje.
Vuçiq ka thënë se atë në 20 janar e pret një takim i madh e para së gjithash, do të shkojë në Davos ku do të presë të dërguarin e BE për dialog dhe të dërguarin për Ballkanin.
Duke i’u përgjigjur deklaratës së Sholle se nuk ka parakushte për një takim Vuçiq-Kurti, ai tha se nuk ka pasur asnjëherë, megjithatë Sërbia është gjithmonë e gatshme për të biseduar dhe nuk i është shmangur dialogut, sa i përshtatshëm do të jetë ai, kjo është çështje tjetër.
Deklaratën e ministrit në qeverinë e Kosovës Nenad Rashiq në lidhje me BKS, Vuçiq tha se Rashiqin nuk e pranon as edhe një harabel.
Rashiq është kaq i distancuar nga e drejta dhe dashuria ndaj popullit të vet, ka thënë Vuçiq. "E ky është tregues dhe fakt nëse do ta pranonte dikush në veri, përveç nja tre organizatave joqeveritare që financohen direkt prej britanikëve dhe gjermanëve” ka thënë Vuçiq.
komentet