Vuçiq: Përse Kurti thirri NATO-n nëse është i fortë, përse nuk hyri në veri?
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka folur në lidhje me thirrjen e Albin Kurtit drejtuar NATO-s, gjermanëve dhe të tjerëve të shtojnë numrin e ushtarëve tek Kfor, çka për qeverinë e Prishtinës është normale që sa më shumë gjermanë të vijnë në Kosovë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë sërbë në Kosovë madje edhe pak prej tyre.
"Të gjithë duhet të themi sa normale dhe e bukur është që askush të mos na fryjë në vesh. Kundërpyetja ime është përse po thërrisni NATO kur jeni kaq të fortë? Po të ishte kaq i fortë, përse për 20 ditë nuk hyri në veri? Por ti e dije, hajd mos të flas më tej për këtë" ka theksuar Vuçiq.
Ky i fundit ka vazhduar se këshilltari në departamentin Amerikan të Shtetit Derek Sholl i cili është shumë i rëndësishëm në skenën politike amerikane, do të vijë në Sërbi në 11 ose 12 janar.
Ai është djalë i ri, serioz, i përkushtuar dhe i zgjuar. Besoj në vendosjen e marrëdhënieve të mira me SHBA. Nuk do të jetë bisedë e lehtë. Pas kësaj, është në plan ardhja e të gjithë teknicienëve nga Europa“, ka theksuar Vuçiq.
Ky i fundit tha se do të ketë presion ku dhe deri më sot kanë qenë të panumërta çka nuk do të jetë e lehtë qoftë në Tiranë, qoftë në Pragë.
"Derisa më thoni se po më shtrëngohej laku në qafë, jo për shkakun tim, por sepse kërcënohet Sërbia, unë e ruaja dhe e mbroja sepse kjo është puna ime dhe jo vetëm sepse e dua më shumë se çdo gjë, por sepse Sërbia është më e rëndësishme se unë, se fëmijët e mi apo dhe gjithë të tjerët“, ka theksuar Vuçiq.
Presioni do të vazhdojë, thotë ai. Për planin franko-gjerman, ai tha se po sillen sikur të mos ishte draft, por propozim, sikur kuvendi e pati miratuar.
“Duket se në Kosovë ka më shumë gjermanë dhe francezë sesa interesa sërbe. Ata sillen sikur kjo është një ofertë që nuk duhet refuzuar. Ata janë të mëdhenj dhe të fuqishëm dhe mund të bëjnë çdo gjë, ne jemi të vegjël, por mos harroni, dallimin mes elefantit, tigrit dhe ujkut “Nuk mund të shantazhohet një ujk të vogël, as elefantët dhe tigrat, e aq më pak ta çosh atë në cirk, pasi ai që tentoi u dogj dhe u kafshua”, tha Vuçiq.
I pyetur për numrin e sërbëve në Kosovë, ai tha se është gjithmonë e më i vogël, pasi janë nën presion të madh, por nuk po zvogëlohet aq sa prej vitit 2000 deri në vitin 2012 kur humbëm dy të tretat e popullsisë sërbe.
Tani, tha ai, po humbim 1 deri në 3% të popullsisë në nivel vjetor, e përfërt aq sa në Sërbinë qëndrore.
"Por aty më shumë dhe kjo, si pasojë e jetës së vështirë nën çizmen shqiptare dhe bashkësisë ndërkombëtare", ka vazhduar Vuçiq.
Sa i përket atyre që thonë se pas çdo veprimi të tij ka më pak sërbë në Kosovë, ai tha se pas çdo veprimi të tij, buxheti në Prishtinë është 100 mijë euro më pak, aq sa paguhen nga Prishtina ata që flasin për Sërbinë në këtë mënyrë.
“E më pas vijnë në Zyrën për Kosovë dhe Metohi për të kërkuar që të punësojnë të afërmit e tyre sesi të heshtin. Në kohën e tyre Kosova është bërë e pavarur, jo sot. Ne sot po luftojmë që ta ruajmë Kosovën si pjesë të Sërbisë“, theksoi Vuçiq.
Vuçiq në konferencën vjetore të shtypit, i dërgoi një urim të veçantë popullit sërb në Kosovë duke i’u uruar që të kalojnë Krishtlindje të mbarë dhe të gëzuar pa incidente të shkaktuara nga ana e Prishtinës.
"Sërbia do të ecë përpara pavarësisht se kush do ta dëshironte apo jo këtë, pa kthim pas", ka theksuar Vuçiq.
komentet