Vuçiq: Na duhet të ruajnë popullin dhe vendin, Sërbia vijon me rritjen dhe përparimin

Aleksandar Vučić
Burim: Print Screen

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të japë gjithçka nga vetja me qëllim për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, ndërkohë që theksoi se Sërbia do të vijojë rritjen dhe përparimin.

"Për mua është e rëndësishme që Sërbia të vazhdojë rritjen dhe përparimin, që ushtria jonë të forcohet, shëndetësia gjithashtu. Të ndërtojmë dhe punojmë që asnjë nga projektet madhore mos të dështojë. Të ndërtojmë rrugë e shina, që me shpejtësi të çojmë pagat dhe pensionet, apo pagën minimale", ka thënë Vuçiq në një videorregjistrim të publikuar në faqen e Instagramit "avucic".

Ai theksoi se është shumë e rëndësihme kthimi i sa më shumë qytetarëve në Sërbi.

"Është diçka kontinuitive, me të cilën duhet të vazhdojmë. Për të cilën duhet të luftojmë edhe më shumë. Dhe që njerëzit mund të shohin se familjet e tyre kanë një të ardhme. Që më shumë njerëz të kthehen në vendin tonë, pasi kjo është e rëndësishme", ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit vazhdoi se beson se këtë vit do të njohë rritje niveli i shpërblimit të të porsalindurve për fëmijën e parë dhe të dytë me 12 në 15 muaj në 18 muaj si përfundim.

"Le të ndihmojmë nënat me këtë. Kjo është jeta, kjo është ajo për të cilën luftoni dhe për të cilën jetoni ", ka theksuar Vuçiq.