Vuçiq: Po shkoj në Bruksel, por me Kurtin nuk do të flas

Vučić
Burim: Screenshot

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se do të shkojë në Bruksel dhe do të bisedojë me shefin e diplomacisë evropiane, Zhozef Borel, por jo me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Gjatë shkuarje mysafir në Dnevnik të RTS-it, Vuçiq ka thënë se biseda me Kurtin nuk ka kuptim.

“Të flasësh me të nuk ka kuptim, ai na jep leksione për filozofinë, pak për Demaçin, pak për Marksin dhe kaq. Gjithçka tjetër ka të bëjë me persekutimin e serbëve dhe ligjëratat për çështjet e brendshme politike në Serbinë qendrore”, tha Vuçiq.

Ai ka treguar se sot do të flasë me Borelin, por me Kurtin jo.