Stano: Nuk mund të konfirmoj asnjë datë për mbajtjen e takimit në Bruksel
Burim: Kosovo Online
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha se nuk mund të konfirmojë datën dhe ditën e planifikuar për mbajtjen e takimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Bruksel.
Stano tha se Komisioni Evropian tashmë ka folur për pritjet nga ai takim, si dhe për pasojat e mundshme, dhe se tani kryesore është që të mbahet takimi në të cilin përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozef Borel, i ftoi Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel, pas shpërthimit të krizës në veri të Kosovës.
“Është e rëndësishme që të kemi një takim në Bruksel, nuk kam asnjë lajm apo njohuri për datën e atij takimi, por sot është e mërkurë, deri në fund të javës kemi edhe dy ditë, por tani nuk mund të konfirmoj asnjë ditë apo datë për takimin”, tha Stano.
komentet