Vuçiq: Po shkojmë në drejtim të konflikteve të mëtejshme në Perëndim

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq pas fjalimit të presidentit amerikan Donalda Tramp në Forumin Botëror të Davosit, theksoi se konkluzioni i tij është se po shkojmë në drejtimin e përplasjeve dhe konflikteve mes Europës dhe SHBA.

“Prej këtij këndi unë dje kam qenë i surprizuar me fjalimin kualitativ të presidentes së Komisionit Europian Ursula fon der Lajen“, u ka thënë Vuçiq gazetarëve.

Ai tha se e ka vëzhguar në përmbajtje dje Fon der Lajenin bërjen e platformës së re ideologjike e politike.

“Ky ishte fjalimi më surprizues që kam dëgjuar, ndërsa kam dëgjuar e lexuar përgjatë gjithë kohës 90% të fjalimeve të njerëzve të rëndësishëm. Fjalimi i saj ishte një prej më të shkëlqyerit”, sqaroi Vuçiq.

Ky i fundit tha se nuk do të thoshte këtë gjë për Trampin.

“Ai është mjaft inteligjent, sharmant dhe e kuptoi se problemi i borxhit zgjidhej me shkallën e rritjes. Por fjalimi i fon der Lajenit ishte më shumë i orientuar strategjikisht sesa i tij. E di që një pjesë e madhe e qytetarëve të Sërbisë iracionalisht do të jenë të kënaqur me fjalët e tij për rastin e Groenlandës dhe tema të tjera. Nuk dëshiroj të komentoj fjalimin e tij në këtë moment", tha Vuçiq.

Ky i fundit tha se tashmë çështja është nëse Europa do mund të miratojë apo jo atë për çka foli Fon der Lajen.

"Mendoj se ai fjalim është diçka që duhet studiuar, por nuk jam i sigurt se Europa do të mund t’a shtyjë para", theksoi ai.

Vuçiq kujtoi se Fon der Lajen tha se pas një viti, erdhën në fund të iluzioneve se mund të ndryshohet raporti mes SHBA dhe Europës dhe se Europa tashmë duhet të jetë e pavarur, se u detyrua ta bënte këtë nga SHBA.

"A do të ketë Europa forcë, për këtë nuk jam i sigurt. Idetë që u vendosën dhe postulatet që u bënë, janë synime të larta, jo lehtësisht të realizueshme, por diçka që do të përfaqësojë historinë në të ardhmen dhe për të cilën do të flitet", tha ai.

Vuri në dukje se u takua me komisioneren europiane për Zgjerim, Marta Kos, duke theksuar se ishte bisedë e suksesshme, e cila ishte thelbësore, përmbajtësisht e mirë.

"Besoj se në periudhën e ardhshme mund të korrigjojmë disa nga gabimet tona. Kur marrim përsipër detyrime, duhet t'i përmbushim. Kjo ka të bëjë me diskutimin e ligjeve, si dhe konsultimet me BE. Kemi dhe ne kërkesat tona, por rreth kësaj nuk dëshiroj tani të flas për këtë” tha ai.

Vuçiq tha se u takua dhe me presidentin e Zvicrës, Gi Parmelin, i cili do të vizitojë Sërbinë në prill.

Kjo sikurse tha, do të jetë vizitë e rëndësishme.

"Kam biseduar me të për praninë e kompanive zvicerane në Sërbi. Për herë të parë, shkëmbimi tregtar tejkaloi 1 miliard euro dhe kuotohemi mirë dhe mes partnerëve më të mëdhenj të Zvicrës në Ballkan. Me shërbimet e shkëmbimit, tejkalon 2 miliardë euro", theksoi ai.

Tha se bisedoi dhe me kryeministrin e Çekisë Andrej Babish, mik i Sërbisë, të cilit përcolli se vend ii tij do të marrë pjesë në Ekspo 2027, çka do të thyejë të gjitha rekordet për Sërbinë.

"Biseduam për bashkëpunimin ekonomik ku rritet dhe për marrëveshjet ndërqeveritare për të cilën Çekia do të ngrihej në piedestal në Sërbi dhe Sërbinë në Çeki. Kemi disa investitorë të rëndësishëm prej Çekisë", spegoi ai.

Tha se u takua edhe me shefen e BERZH Rene Baso, me të cilin bisedoi për energjinë.

"Ndaj po vini kryesisht, për të biseduar për ekonominë dhe zhvilluar sektorin energjitik me të cilin nuk jam i kënaqur dhe besoj se mund të bëjmë më shumë. U përballëm me probleme të panumërta të papritura sikurse është NIS", tha ai.

Vuçiç tha se u nënshkrua marrëveshje me kompaninë Arçer dhe se Sërbia do të ketë avionë për ngritje dhe ulje vertikale.

"Për herë të parë në tokën europiane, do të shfaqet në vitin 2027 në Sërbi. Besojmë se qytetarët do të jenë krenarë për vendin e tyre. Do të ketë pilot, sepse ende nuk i kemi zhvilluar të gjitha segmentet e rrjetit 5G. Njerëzit do të shikojnë sesi duket në Amerikë dhe Kinë. Sërbia do të marrë udhëheqjen aty", theksoi Vuçiq.

Pyetjes nëse Europa është në probleme pas fjalëve të Donald Tramp, u përgjigj se të gjithë janë në situatë të ndryshme, por sigurisht gjithçka varet nga ajo që po ndodh në planin global.

"Të gjithë ne varemi nga ekonomia e Sërbisë. Kemi pak më pak se 100,000 njerëz që punojnë në industrinë e automobilave, industrinë e pjesëve rezervë dhe gjithçka që lidhet me këtë. Imagjinoni tani-tarifa prej 10 plus 25% nga 1 qershori-nuk ka më industri europiane të automobilave në kontinentin amerikan. Çfarë mendoni se do të pushojnë nga puna? Tonën. Dhe do të jemi në probleme serioze. Ndaj duhet të shqetësohemi për pasojat dhe si t’a shpëtojmë vendin", tha Vuçiq.

Paralajmëroi se problemet po vijnë.

Duke kujtuar se nesër është seanca e Këshillit Europian, tha se mund të priten ndërlikime të mëtejshme të situatës.

"Do të shikojmë sesi do të shkojë kjo, të gjithë po ia dalin, po gjejnë zgjidhje të tjera", konstatoi Vuçiq, duke njoftuar për fundjavë seancë të jashtëzakonshme të Qeverisë së Sërbisë për të diskutuar detyrat me të cilat përballet vendi.

"Duhet të bisedojmë dhe me kundërshtarët politikë, për të gjetur vendin më të sigurt për Sërbinë", shtoi Vuçiq.

Në konstatimin se Parlamenti Europian votoi për të referuar marrëveshjen e tregtisë së lirë të Bashkimit Europian me Merkurisin në gjykatën më të lartë të BE, Vuçiq tha se ky është vetëm fillimi.

"Kuptoj peshën e pozitës së Ursula fon der Lajen dhe të gjithë do të flasin kundër saj... Nuk është për të pozitë e lehtë, por kjo do t’a ndryshojë botën nëse ecet drejt realizimit të saj. Do t’a shikojmë nesër, do të ketë shumë sfida, nevojitet shumë seriozitet dhe përgjegjësi për të shpëtuar vendin", tha Vuçiq.

Duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me kritikat ndaj disa politikanëve të opozitës, Vuçiq tha se një nga pyetjet që mund të dëgjoheshin në Davos është nëse Ukraina do të bëhet anëtare e BE në vitin 2027, çka do të ndikonte edhe në fatin e Sërbisë, por që disa nuk kuptonin fare sepse "bisedojnë me politikanë të dorës së tretë" nga Europa.

"Çështja është nëse Ukraina më 1 janar të 2027 do të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE. Do të ketë presion dhe rezistencë të konsiderueshme nga vende të caktuara rreth kësaj, por kjo në një farë mënyre përcakton fatin tonë. Por disa nuk e kuptojnë fare sepse bisedojnë me politikanë të dorës së tretë. Dhe më vjen keq që Sërbia nuk ka politikanë të mirë dhe se nuk ka njerëz, veç atyre që janë në pushtet tani, që të kujdesen për të", shtoi Vuçiq.

Presidenti amerikan Donald Tramp, tha sot, nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, se respekton popullin e Danimarkës dhe popullin e Groenlandës, por që vetëm SHBA mund ta mbrojnë atë territor, atë "copë akulli" për të ofruar siguri.

Duke bërë të ditur se ai territor ndodhet në vend kyç strtegjik, kërkoi urgjent nisjen e megociatave për blerjen e Groenlandës dhe tha se atë SHBA nuk do ta marrë me forcë.

Vuçiq sot në Davos mes të tjerëve u takua dhe me komisioneren europiane për zgjerim, Marta Kos, me të cilën bisedoi për marrëdhëniet e Sërbisë me BE.

Pas kësaj u pasua me takime me presidentin e Konfederatës Zvicerane, Gi Parmelin dhe kryetarin e Qeverisë së Republikës Çeke Andrej Babish.