Vuçiq: Po tentojnë të dëbojnë sërbët nga Kosova, ndërsa ata nga jashtë kjo nuk u intereson

Aleksandar Vučić Jagodina
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë në Jagodinë se vendi sot goditet si nga brenda dhe nga jashtë. Mbi të gjitha ai shprehu situatën e rëndë të sërbëve në Kosovë e cila sikurse e theksoi, të huajve as nuk u intereson fare.

“Në Kosovë e Metohi na presionojnë popullin, po tentojnë të dëbojnë sërbët si nga veriu dhe nga jugu. Ndërsa të huajt që ushtrojnë sulme ndaj Sërbisë, nuk u intereson aspak kjo gjë. Përkundrazi, i mbështesin. Dhe shumë nga ata brenda vendit dhe kjo nuk është temë, përse do të duheshin të heshtnin kur në 2008 shqiptarët shpallën pavarësinë” tha Vuçiq në tubimin me rastin e themelimit të lëvizjes për popullin dhe shtetin ku është iniciuar.

Para kësaj, shtoi ai, të njëjtët këta heshtën në vitin 2004 kur u ushtrua pogrom ndaj sërbëve të Kosovës kur 30 kisha e manastire sërbe u rrënuan por dhe në vitin 2006 kur “iku” Mali i Zi.

“Edhe atëherë heshtën ndërsa sot dëgjojmë se ishte marrëveshje që Mali i Zi të ikte si pjesë e mbështetjes nga jashtë për ta. Që të hiqnin dorë nga Mali i Zi dhe Kosova. Dhe për ta kjo nuk ishte e mjaftueshme por të plaçkisnin vendin si kurrë ndonjëherë nga viti 2000 deri në 2012. Ata pasurohen ndërsa populli varfërohet. Dhe ata sot na mbajnë predikime dhe duan që të kthehen në pushtet dhe abuzimi me fëmijët nuk do t’i kthente në pushtet” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit tha se nuk është e rastësishme që të huajt të levizin ndaj Sërbisë dhe se duhet të shikohen dhe rrethanat gjeopolitike sesi do të duhet të ruhet pavarësia e Sërbisë.

“Duan të n’a kthejnë në vitin 2000 kur ishim të nënshtruar dhe rrobëruar. Të thonë-nuk mund të jeni vend i pavarur që ata të na thonë se kur dhe kujt t’i vendosim sanksione. Derisa të jem president nuk do t’i vendos sanksione Rusisë dhe as miqve të tjerë” ka thënë Vuçiq. Ky i fundit shtoi se ndonëse vendi është padyshim në rrugën europiane, së shpejti do të bisedohet me presidentin rus për tejkalimin e problemeve që lidhen me sanksionet ndaj NIS.

“Do të gjejmë zgjidhjen më të mirë për Sërbinë, do të kemi marrëdhënie vëllazërore dhe miqësore me Rusinë dhe me Kinën dhe me të gjithë miqtë. Ky është ndryshimi, kjo është forca jonë dhe kjo është ajo që duan t’a shembin. Forca e Sërbisë është tek pavarësia jonë, tek vendosmëria jonë të mbrojmë veten, të ruajmë rrënjët tona, por për të mbrojtur të ardhmen tonë" tha presidenti Vuçiq.

Duke folur rreth idesë së formimit të lëvizjes, tha se egzistojnë shumë nga këto me të cilat nuk ishte i kënaqur dhe se e kuptonte pakënaqësinë e një pjese të qytetarëve dhe në përgjigje nga masa e njerëzve, i’u kthye qytetarëve:

"Këtë do t’a pastroni ju, ndërsa unë thjesht do t’a mbështes. Së shpejti e fillojmë atë”.

I bëri thirrje të gjithë qytetarëve që t'i bashkohen lëvizjes së re.

“Këtu nuk është fjala as për mua, as për Marinika Tepiqin, as për Daçiqin, as për Gjillasin. Bëhet fjalë për ju. E gjithë kjo është për ju, për të ardhmen tonë, për atë që po vjen. Ndaj na nevojiten ndryshime, energji të reja, por jo kthim në të kaluarën, me ata që shkatërruan vendin dhe që duan të kthehen në pushtet me manipulim”, tha Vuçiq.

Ky i fundit tha se ngjarje të rrezikshme po ndodhin në Vojvodinë, të inkurajuara nga jashtë.

“Ata do të duan të kthejnë njëfarë autonomie, t'i japin Vojvodinës statusin e republikës, duke menduar t’a ndajnë prej Sërbisë. Madje, disa të huaj më këshilluan që t’a pranoja këtë autonomi më të gjerë pa u shkëputur Vojvodina, për të zbutur skajin e sulmit ndaj vetes dhe qeverisë. Unë u thashë thjesht-'që të sakrifikoj vendin tim për kolltukun tim, po ju nuk jeni normal'. Për mua, asgjë në botë nuk është më e rëndësishme se vendi im, Sërbia ime. Juve t’ju jap Vojvodinën që të tërhiqeni nga rrënimet në rrugë. Epo provojeni të bëni çfarë të doni, por ju Sërbinë nuk do t'ua japim dhe kurrë nuk do t'ua japim”, tha Vuçiq.

Ky i fundit ftoi edhe studentët, të cilët bënë thirrje për protestat e sotme në mbarë Sërbinë, të bisedojnë, që t'i tregojnë atij, apo kujtdo tjetër nëse nuk dëshirojnë të flasin me të, se cilat kërkesa të tjera të tyre nuk janë përmbushur.

“Do të ruajmë fëmijët dhe studentët, dera ime është e hapur për ta, edhe e imja edhe e kujtdo tjetri. Jemi të gatshëm për kundërshtime, të na thonë se cilat kërkesa nuk janë përmbushur, por e vetmja gjë për të cilën nuk jemi të gatshëm, është që dikush të dëshirojë që ne ta poshtërojmë Sërbinë duke rikthyer kështu në pushtet ata që i kanë bërë Sërbisë më të keqen. Këtë nuk do t’a lejojmë” tha presidenti Vuçiq.

Daçiq: Sërbia është sa e fortë aq dhe unike

Lideri i PSS dhe ministri i punëve të brendshme Ivica Daçiq tha se Sërbia në dekadat e fundit ka përjetuar padrejtësi të mëdha.

“Ndonjëherë pyes sesi një vend i vogël ka përjetuar padrejtësi të mëdha. Bombardime, shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, sulm ndaj sërbëve në RS, në Krajina… Atëhëre konkludoj se Sërbia nuk është e vogël. Ndaj duhet të jetë e madhe dhe kështu do të jetë stabile, që në të, të mbretërojë paqja vëllazëria e uniteti brenda popullit sërb dhe gjithë qytetarëve të Sërbisë. Të jemi të gjithë bashkë në mbrojtjen e Sërbisë. Ndaj jemi këtu” ka thënë Daçiq.

Sërbia, thotë ai, është sa e fortë aq edhe e bashkuar dhe aq e dobët sa është e ndarë.

Nuk duhet të ndahemi brenda vetes, apeloi Daçiq.

“Nuk duam përçarje, duam paqe, dialog, zhvillim për të gjithë qytetarët e Sërbisë. Sërbinë nuk do t’a japim për asgjë dhe do të bëjmë përpjekje maksimale të bëjmë rezistencë ndaj atyre që do të shkatërrojnë interesat tona kombëtare dhe shtetërore” ka thënë Daçiq.