Vuçiq: Prishtina nuk dëshiron të përmbushë asgjë, por ka mbështetje të gjerë-gjithë presioni mbi Beogradin
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme se Prishtina nuk dëshiron të përmbushë asgjë nga ato që janë dakordësuar përmes dialogut, por që ka mbështetje të gjerë dhe gjithë presioni bie mbi Beogradin.
Pyetjes nëse dhe kur do të shkojë në Bruksel, duke qenë se Albin Kurti deklaroi se nuk ishte në dijeni për ndonjë takim të planifikuar, Vuçiq kujtoi se as herën e fundit në Bruksel, përfaqësuesit e Prishtinës nuk kanë dashur të takohen me drejtorin e Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq.
"Ata nuk duan të përmbushin asgjë, por kanë mbështetje të gjerë. Presioni është në anën tonë, kjo është e qartë, e padyshimtë dhe e padiskutueshme" tha presidenti Vuçiq për TV Pink.
Lavrov tha të vërtetën, por çështja është-çfarë mund të ndryshojmë në marrëdhënien tonë?
Në deklaratën e ministrit rus të punëve të jashtme në Këshillin e OSBE se Sërbia nuk mundet të hyjë në BE dhe të çelë kapituj të rinj nëse nuk i vendosin sanksione Rusisë, pra në përputhje me politikën e jashtme të BE, Vuçiq konstatoi se Sergej Lavrov tha të vërtetën-si dhe rreth shumë gjërave të tjera të cilat kanë domethënie kyçe për Sërbinë.
"Fatkeqësisht ne sërbët nuk duam të dëgjojmë se çfarë thonë të tjerët, as nga perëndimi e as nga lindja…Në thelb Lavrov gjithçka që tha për Sërbinë ishte e vërtetë sesi ka funksionuar prej vitit 2013, ndonëse Sërbia është mashtruar pas marrëveshjes së Brukselit sesi të nënshkruante diçka që duhej të përmbushte. Atëherë vetëm kjo nuk do të plotësohej, kështu që ata do të thoshin-epo ja nuk është përmbushur për 10 vjet, kështu që do të merrni shumë më pak se sa keni kërkuar... Kjo është e vërtetë dhe kështu po ndodh” tha Vuçiq.
Ky i fundit megjithatë, tha se shtrohet pyetja-çfarë mund të bëjë Sërbia.
“Çfarë ne mund të ndryshojmë jo vetëm për të qëndruar gjallë, por edhe për t'i mbrojtur fëmijët tanë nga luftërat dhe në të njëjtën kohë për të përparuar ekonomikisht”, pyeti presidenti i Sërbisë.
Përmbajtja e kësaj thekson ai, është se Sërbisë i janë lidhur duart dhe se më mirë të qëndrojë kështu, se sa do të priste kushdo në drejtim të ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit dhe në marrjen e vendimeve dhe kjo jo vetëm në kuptimin e respektimit të Kartës së KB dhe ruajtjes së kufijve.
“Situata është e rëndë dhe do të jetë akoma dhe më e rëndë dhe kjo konfirmohet prej vendimeve që ata mendojnë se në tërësi marrëveshja e Ohrit, marrëveshja e KE duhet të vendoset si pjesë e kapitullit të negociatave. Unë thashë se mund të jetë ajo pjesë që kemi thënë qartë se mund t’a përmbushim, por ajo që kemi thënë nuk mund të përmbushet nuk mund të jetë pjesë e kapitullit të negociatave” ka theksuar Vuçiq.
Ky i fundit beson se disa në Europë po përpiqen të legalizojnë anëtarësimin e Kosovës në KB si pjesë e kapitullit të negociatave.
"Mua ata nuk mund të më bëjnë asgjë, por mund të dëmtojnë vendin dhe këtë asgjë nuk mund t’a ndryshojë” ka theksuar Vuçiq.
Sipas fjalëve të tij BE vlerësoi Sërbinë se është e gatshme për çeljen e kapitujve të rinj. "Kemi bërë reforma të mira dhe kemi avancuar në energjitikë dhe ekonomi dhe Komisioni Europian këtë e pranon, por thonë se ky anëtarësim varet prej gjërave politike, pra prej bisedimeve me Prishtinën" ka thënë Vuçiq.
komentet