Vuçiq: Prishtina shkel zyrtarisht Marrëveshjen e Uashingtonit, përgjigja e Beogradit sonte pas seancës së Qeverisë
Presidenti Alleksandar Vuçiq tha se, me dorëzimin e sotëm të kërkesës për anëtarësim në BE, Prishtina do të shkelë zyrtarisht Marrëveshjen e Uashingtonit dhe se përgjigja e Beogradit do të bëhet e ditur sonte pas seancës së Qeverisë, raporton RTS.
"Sot po shkelin zyrtarisht Marrëveshjen e Uashingtonit dhe për të gjithë ato do të përgjigjemi sonte pas seancës së Qeverisë në të cilën isha i ftuar edhe për kërkesat tona lidhur me Rezolutën 1244 të OKB-së, por edhe për tërheqjen e njohjeve të shumë vendeve. Do të merrni një përgjigje të saktë”, tha Alleksandar Vuçiq në përgjigje e pyetjes lidhur me paraqitjen e kërkesës së Prishtinës për anëtarësim në BE, si dhe kur Serbia do të njoftojë se cilat vende e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
I pyetur nëse ka progres në situatën në Kosovë, Vuçiq tha se dje ka folur me përfaqësues evropianë dhe amerikanë dhe se ka disa ide.
"Do të shohim nëse do t'ia dalim. Situata është e komplikuar, por ne do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen dhe stabilitetin", tha Vuçiq gjatë vizitës në vendkalimin Kellebija-Tompa.
komentet