Vuçiq: Do të ketë ndryshime të thella dhe thelbësore në politikën e jashtme të Sërbisë

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot në lidhje me vendimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, se do të ketë ndryshime të thella thelbësore në politikën e jashtme të Sërbisë.

Këtë Vuçiq u’a ka bërë të ditur gazetarëve pas dorrëzimit të kontratave të punësimit të diplomuarve më të suksesshëm në mbarë Fakultetin dhe Shkollave të Mesme të Shëndetësisë, duke thënë se Sërbia e di që Kosova ka shumicën në KE.

"E dinim se kanë shumicën të cilën nuk mundej t’u kërcënohej. Pjesa më e madhe janë anëtare të BE, si dhe ato vende kandidate që janë të bindura dhe që dëgjojnë në mënyrë të përsosur atë që u thuhet. Gjithçka ishte e pritshme. I papritur ishte vendimi i Hungarisë dhe i jam pafundësisht mirënjohës kryeministrit Viktor Orban të cilin të shtunën e luta të përmbahej e ata treguan se janë miqtë më të mëdhenj të Sërbisë dhe votuan kundër. E bërën këtë në mënyrën më të qartë përmes votës, nuk u fshehën nga askujt, veçse kanë qëndrime politike preçize. Faleminderit Spanjës, Qipros, Rumanisë, Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, njerëzve të cilët mbështetën të drejtën ndërkombëtare publike dhe Kartën e KB“ nënvizoi ai.

Pyetjes nëse Sërbia do të ndryshojë marrëdhëniet e veta ndaj vendeve në lidhje me këtë çështje, Vuçiq tha se Sërbia nuk është vend që ditë apo natë si pasojë e një vote të ndryshojë marrëdhëniet e veta me mbarë botën.  

"E dimë që vendet e BE e kanë njohur Kosovën por jemi në rrugën europiane. Ishte zhgënjim. Sërbia asnjëherë nuk ka abstenuar për çështjen e integritetit territorial të Ukrainës. Tjetër gjë është të vendosësh ndonjë sanksion apo jo, por nëse abstenon për ndonjë integritet territorial apo jo, është diçka tjetër. Ky vendim nuk është rastësor. Përfaqësuesit ukrainas kërkuan gjatë pushimit sesi të konsultoheshin me ndihmësit e tyre amerikanë dhe morën vendimin që të abstenonin” shtoi presidenti.

Vuçiq tha se nuk mundemi vetë që të presim këmbën dhe të ndërpresim marrëdhëniet me mbarë botën.

"Por duhet të respektojmë më shumë sesa sot ata që janë me ne, që të dimë gjithmonë se këto vende janë mbi gjithë të tjerat. Le ta mbajmë mend mirë këtë“ është shprehur presidenti i Sërbisë.

Vuçiq u shpreh se është e nevojshme të ndërmerret një strategji të politikës së jashtme që të ndahen detyrat me elementët që në politikën tonë të jashtme të përllogarisim drejtimin dhe të kujdesemi që në marrëdhëniet dypalëshe, të mos kalojmë kufijtë e reciprocitetit. 

"Nëse dikush nuk respekton integritetin territorial të Sërbisë, përse do të duhet të jemi të detyruar të respektojmë të tyren. Kjo bie ndesh me pikën tonë të parë të kësaj strategjie, çka është respektimi i të drejtës ndërkombëtare, Kartën e OKB. Por kur përmbushim këtë qëllim të parë, menjëherë pas kësaj vjen detyra tjetër dhe kjo është diçka që nuk duhet të bëhet me shumë emocion. Përse duhet të nxitojmë të mbrojmë integritetin e dikujt, mund të heshtim nëse janë kundër integritetit të Sërbisë. Këto do të jenë ndryshime të thella dhe thelbësore në politikën e jashtme të Sërbisë” u shpreh ai.

Vuçiq u shpreh se Sërbia nuk mundet të sillet si në 2008 dhe t’u tregojë dhëmbët të vegjëlve dhe jo të mëdhenjve.

"Nëse mendoni se jemi të kënaqur me vendimin e Malit të Zi apo të dikujt tjetër, nuk jemi, dhe patjetër që kjo do të ndikojë në marrëdhëniet që kemi. Do të ishim jo seriozë nëse do të thoshnim “nuk ka problem“. Abstenimi i djeshëm ishte njësoj si votimi për Kosovën. Mund të kishit treguar pak vëmendje ndaj Sërbisë, nuk do t'i kishit lajkatuar ata që ju ruajnë qeverinë tuaj apo Zoti e di se çfarë ju ndihmojnë. Jemi të vegjël, nuk mundemi t’ju ndihmojmë dhe nuk bëjmë dot asgjë, vetëm mos prisni nga ne të jemi kulish që të gjunjëzohemi dhe të kërkojmë mëshirë. Do të ketë ndryshime të thella dhe thelbësore dhe ngadalë do t'i shikoni ato në çështjen e deklaratave të ndryshme” shtoi ai.

Vuçiq tha se votimi i radhës për një akt ligjor do të ndërmerret në Rejkjavik, ku të 46 vendet pritet të deklarojnë unanimisht integritetin territorial të Ukrainës dhe Moldavisë.

"Ne kemi qenë përherë për integritetin territorial të Ukrainës, do të shohim se çfarë vendimi do të marrim. Kur nuk ka konsensus, nuk ka vendim. Nëse do të ishim të vetmit që do të ishim kundër, nuk do të ishte e lehtë. do t’a vendosnim vendin në një pozitë të vështirë. Nuk dua të paragjykoj sesi do të votojmë, por do t’a bëjmë të ditur se nuk jemi dakord” tha ai.

Vuçiq theksoi se të gjithë ata që pretendojnë se kjo është në përputhje me ndonjë marrëveshje, gënjejnë sepse pjesë e kësaj marrëveshjeje implementuese e hodhi poshtë Albin Kurti dhe në këtë dokument është thënë qartësisht se çfarë do të përmbushim, çfarë nuk do të përmbushim, çfarë jo dhe kur.

"Keni shtyrë zgjedhjet, keni emëruar gauleiterë pushtuese në katër komunat veriore. Askund nuk u festua pushtimi dhe kudo pushtimit i erdhi fundi, e tani duhet të vendosim se kur dhe si do t'i japim fund pushtimit" tha ai.