Vuçiq rreth shkrimit të Cajtit: Nuk ka ujk në cirk, mësojeni këtë...
Presidenti i Sërbisë Aleksndar Vuçiq mbrëmjen e sotme ka komentuar shkrimin në gazetën gjermane “Cajt” që fliste për të, pasi është krenar që po kritikohet për politikën e tij të lirisë dhe politikës së pavarur për të cilën ata po inatosen.
Gazeta gjermane “Cajt” shkruan sot mes të tjerave se BE “me dorë të fortë mund t‘a zbusë Vuçiqin, i cili duhet të paguajë çmimin e politikës së mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë”, çka për këtë duhet të ngrijë statusi kandidat i Sërbisë e gjithashtu edhe fondet nga BE nëse nuk i vendosen sanksione dhe nëse nuk fillon bisedime serioze me Prishtinën.
Pyetjes nëse ky është kërcënimi më i hapur deri më sot nga ana e Gjermanisë, Vuçiq tha se Gjermania është partneri më i rëndësishëm për Sërbinë për të cilën po bën gjithçka që të kemi marrëdhënie më të afërta me këtë vend.
Konstatova se në kohën e Angela Merkelit, kjo ishte e mundur por tani në qeveri kanë ardhur të tjerë njerëz të cilët dëshirojnë fundin e Sërbisë apo tu duhet Sërbia siç u duhet atyre. .
Por vështirë të mbijetojmë pa investimet gjermane pasi 77.000 njerëz punojnë në kompanitë gjermane dhe shkëmbimet tregëtare arrijnë vlerën e 7,5 miljardë eurove.
“Por kur thonë-duhet të vendosesh sanksione…Ju faleminderit shumë që po ndërhyni brutalisht në punët tona të brendshme. Thonë se duhet të njihni pavarësinë e Kosovës ose të bisedosh ndonëse po negociojmë seriozisht gjatë gjithë kohës, gjë që duhet ta raportonin Llajçak dhe Borel, ndryshe nga i mbrojturi i tyre, adoleshenti që ata krijuan i cili sillet si një djalosh arrogant që mendon se mund t'i godasë të gjithë”,ka thënë Vuçiq.
Ai thekson se është krenar që në deklaratën nuk thuhet-bëj presion ndaj Vuçiqit duke pasur llogari në Gjermani, një shtëpi në Berlin, një apartament në Mynih, në Londër...
“Nuk është Vuçiq, sepse nuk më intereson. Vuçiq e do Sërbinë, ëndrra dhe jeta ime është Sërbia. Gjithçka vjen si pasojë e politikës sime liridashëse dhe të pavarur dhe për këtë po më fajësojnë“ tha presidenti i Sërbisë.
Ai tregoi se 15 vjet më parë e kishte çuar vajzën e tij në cirk në Beogradin e Ri dhe që atëherë i kujtohej mirë diçka.
"Kafsha më e madhe është elefanti dhe më i forti tigri. Pashë një elefant dhe një tigër në cirk. Dhe kur flasin për zbutjen e Vuçiqit-nuk kam parë kurrë ujk në cirk. Nuk ka ujk në cirk. As Vuçiq dhe as ujk nuk ka. Le ta mësojnë këtë. Ky është një mësim për ta për të gjitha kohërat”, tha presidenti sërb.
komentet