Vuçiq: Serbët do të mbeten në Kosovë dhe Metohi pavarësisht dëshirës së shumë njerëzve për t'u zhdukur
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se serbët nga Kosova do të vazhdojnë të jetojnë në Kosovë, përkundër dëshirës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe shumë të tjerëve që të zhduken nga ato zona, transmeton Novosti.
“Serbët nga Kosova dhe Metohija do të mbeten në Kosovë dhe Metohi, përkundër dëshirës së Albin Kurtit dhe Nenad Çanakit dhe Sonja Biserkos dhe shumë të tjerëve që serbët nga Kosova dhe Metohia të zhduken”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për të komentuar faktin se qeveria në Prishtinë ka njoftuar se kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko dhe ish-lideri i LSV-së, Nenad Çanak, e kanë njoftuar Kurtin se Vuçiq gjoja deshiron t'i zhvendos serbët nga Kosova në Sanxhak.
Vuçiq shtoi se në jetën e tij kishte parë cirk të ndryshëm, por se kurrë nuk kishte parë cirk siç janë gati të krijojnë Albin Kurti, Sonja Biserko dhe Nenad Çanak.
"Nuk do të më kishte shkuar në mendje të mendoj diçka të tillë. Shkurtër, por budalla", tha Vuçiq.
komentet