Vuçiq: Qëndrimet e Francës, SHBA dhe të tjerëve janë të palëkundura për çështjen e urës mbi Ibër
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq në prag të vizitës së presidentit francez Emanuel Makron në Beograd, është pyetur nëse pret që situata në urën mbi Ibër në Mitrovicën e Kosovës të ndryshojë, theksoi se qëndrimet e Francës dhe SHBA por edhe të të tjerëve për çështjen e urës mbi Ibër janë të palëkundura.
"Por ajo çka për ne është e rëndësishme është ajo që me Makronin do të bisedojmë për çështje mjaft të rëndësishme. Shikoni sesa e shpërndarë është vizita. Do të shkoni të vizitoni “Shnajderin”, çka do të thotë ftesë për bashkëpunim në fushën e inovacionit, shkencës, teknologjisë, inteligjencës artificiale dhe ardhjen e investitorëve të rinj francezë. Turi i asaj çka është i rëndësishëm në aeroport, punimet e fundit, pasi aeroporti ynë bëhet qendra më e madhe ajrore në këtë pjesë të Europës. Njëkohësisht ky është tregues se si do të punojnë kompanitë franceze në metro, ku tashmë po kryejmë punime serioze dhe çfarë duhet të bëjmë më pas përmes kompanive të tyre që lidhen me mjedisin nga 'Suezi' në 'Veolia' të cilat kanë punë të mëdha” ka thënë Vuçiq për RTS.
Theksoi se me Makronin do të bisedojë për çështje mjaft të rëndësishme sikurse dhe do të bisedojë ende dhe për blerjen e avionëve "rafal" dhe që çmimi nuk diskutohet më por bëhet fjalë për garanci të caktuara.
"Natë pa gjumë qëndron para nesh dhe ende nuk ka përfunduar. Kjo do të ishte gjë e madhe për ne, sepse do të ketë domethënie dhe përmirësim të madh të gatishmërisë luftarake dhe fuqisë ushtarake të Sërbisë, sigurisë së vendit tonë. Ne nuk krijojmë probleme askund, as nuk i planifikojmë dhe as nuk e kemi ndërmend. Ky është sinjal i madh besimi mes Francës dhe Sërbisë. Dëshirojmë vetëm t’a ruajmë vendin tonë, por kjo do t’a bënte Sërbinë shumëfish, shumëfish, shumëfish më të fortë. Kemi dhe një gjë për të cilën nuk pajtohemi. Nuk është kjo çështja e çmimit, kjo është çështja e garancive të caktuara. Nëse mund t’a zgjidhim këtë, do të jetë në rregull, por rreth kësaj po mundohemi prej katër ditësh” ka thënë Vuçiq.
Pas vizitës së Makronit, Vuçiq udhëton për në Pragë ku sikurse informoi, do të takohet me presidentin e Çekisë Peter Pavel, por dhe me presidenten e Komisionit Europian Ursula fon der Lajen, Mirosllav Llajçak, Vlladimir Bilçik dhe sikurse shtoi me të gjithë ata që vendosin rreth çështjeve rajonale në mënyra të ndryshme.
Vuçiq nënvizoi se fokusi i këtyre bisedimeve do të jetë Sërbia.
"Unë merrem vetëm me Sërbinë dhe përparimin e saj, ndërsa të tjerat u’a lë atyre, ata e dinë mirë këtë. Gjithçka rreth Rusisë, Ukrainës, Lindjes së Mesme, me këto le të merren ata. Puna ime është që të merrem me Sërbinë dhe popullin në Sërbi", ka thënë Vuçiq.
0 komentet