Vuçiq: Sërbia do të dorrëzojë amendament për rezolutë në Këshillin e Europës rreth integritetit territorial
Burim: Savet Evrope
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme se në Këshillin e Europës, Sërbia do të dorrëzojë amendament për rezolutë rreth Rusisë dhe nëse nuk pranohet, ai nuk do të shkojë në samitin e Rejkjavikut.
“Egzistojnë rezoluta të mëdha të cilat sulmojnë Rusinë dhe mbrojnë integritetin territorial të Moldavisë, Gjeorgjisë, Ukrainës. Përmes amendamentit, ne nuk kërkojmë që të përmendet Sërbia, por që rezoluta të përfshijë "dhe të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit të Evropës”, sqaroi Vuçiq në emisinin “Qirilica” në Hepi televizion.
Vuçiq ka thënë se tani do ta shikojë nëse amendamenti sërb do të pranohet apo jo.
“Nëse nuk pranohet, nuk do të shkoj në Rejkjavik, sepse ne deri atëherë do t’a kemi të qartë se nuk egzistojnë kurrëfarë principe“ ka thënë ai.
0 komentet