Vuçiq: Sërbia vuan presionet nga të gjitha anët, rezoluta për Srebrenicën do jetë temë kryesore në KB
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq u është drejtuar mediave nga Nju Jorku ku udhëtoi për paraqitjen e raportit të punës së Unmik në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB, si dhe për votimin e propozim-rezolutës për Srebrenicën në KB.
Presidenti Vuçiq ka theksuar se Sërbia po vuan presion të madh nga të gjitha anët dhe theksoi se në një prej forumeve në Bruksel i dërguari i BE për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Mirosllav Llajçak, deklaroi se asnjëra palë nuk do të pranojë kompromisin ndonëse Prishtina ka ndalur përdorimin e dinarit në Kosovë.
"Kjo është sikurse ju të më godisni dhe të thoni se asnjëra palë nuk është e gatshme të pranojë kompromisin", u ka thënë Vuçiq mediave pas takimit në KB me rastin e rezolutës për Srebrencën.
Ai theksoi se delegacioni sërb lufton për vendin e vet në Nju Jork dhe shtoi se Sërbia ka respekt për frontin e Azi-Paqësorit me përfaqësuesit e të cilit sot ka biseduar.
Bëri të ditur edhe për takime të tjera dhe vlerësoi se si pasojë e rrethanave gjeopolitike shumë vende do t’a marrin në konsideratë qëndrimin e tyre.
"Jemi vend i vogël, ndërsa presionet janë të forta. Mendoj se kemi bërë punë të madhe dhe do të luftojmë për popullin tonë", ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit tha se delegacioni sërb do të vijojë luftën e vet ndonëse është shumë e vështirë.
"Jemi mjaft të vegjël në raport me fuqitë e mëdha perëndimore, por konfrontimi dhe fakti që të vërtetën nuk mundesh gjithmonë t’a fitosh me forcë, për ne diçka do të thotë", tha ai.
Rezoluta për Srebrenicën do të jetë temë kryesore në KB
Kur është fjala për rezolutën rreth Srebrenicës, Vuçiq thekson se nuk është optimist, por ky nuk është justifikim për të mos vazhduar më tej luftën.
"Ajo që ju ruani dhe mbroni dhe tek çfarë u betuat tek qytetarët dhe popullit tuaj është e shenjtë. Për ne, kjo është gjëja më e rëndësishme në jetë, e jo frika para forcës dhe fuqisë së atyre që janë shumë më të mëdhenj e më të fortë. Por a kemi biseduar dhe të gjithëve u kemi speguar situatën, unë duhet t'ju them se në të gjitha grupet egziston rezervë e madhe ndaj procedurës dhe procesit pasi disa e kanë definuar atë rezolutë”, tha ai.
Shtoi se kur disa përfaqësues të vendeve islamike votojnë, bëhet fjalë se e bëjnë këtë pa vullnet sepse e dinë se po lëndojnë miqtë.
Vlerësoi se delegacioni sërb në takimet me delegacionet botërore ka bërë shumë për t’a ngritur reputacionin e Sërbisë në nivel të lartë.
Vuçiq thotë se gjatë vizitës së tij në Nju Jork ka pasur takime të shumta bilaterale, ashtu sikurse do të asistojë në darkën ku do të marrin pjesë mjaft liderë europianë. Sikurse shton, do t’a shfrytëzojë rastin për t'u kërkuar që të mos jenë kundër Sërbisë.
“Tani kemi takim me Gutereshin, me Denis Francis, ai është president i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me këshilltarin special për çështjen e genocidit të Kombeve të Bashkuara, me përfaqësuesit e Meksikës”, thotë Vuçiq.
Ky i fundit tha se në Nju Jork "shumë nga kjo po ndodhin" dhe se delegacioni i Sërbisë nuk llogarit pritjen e organizuar në misionin pranë KB, ku foli me përfaqësues të më shumë se 80 vendeve dhe se rezoluta u bë "temë kryesore në KB”.
"Dëgjuam se po përgatitet performancë e ngjashme, e afërt me atë që përgatiti Kosova me Këshillin e Sigurimit. Që ishin ftuar nënat e viktimave në Srebrenicë, ky është folklor i zakonshëm, asgjë e papritur", tha Vuçiq.
Numër i madh vendesh do të jenë abstenuese në votimin e rezolutës
Presidenti i Sërbisë shprehu besimin se qytetarët e Sërbisë kuptojnë peshën e pozitës së vendit dhe sigurisht të jesh krenar dhe i sinqertë për Sërbinë.
“Për luftën tonë dhe dashurinë që treguam të gjithë së bashku, ndonëse dikush do të na ndëshkojë për diçka që ka ndodhur 29 vite më parë, ndërsa të gjithë për këtë nuk mund t’a spegojë heshtjen dhe pagatishmërinë për një çështje tjetër”, theksoi presidenti Vuçiq.
Ky i fundit konstatoi se shumë vende në KB këtë e kuptojnë pasi është një numër i madh i atyre që përkundër të gjitha presioneve, do të abstenojnë.
“Ndërsa mund t’a imagjinoni se çfarë do të thotë ftesa ime në raport me ftesën e SHBA, Gjermanisë, Francës, Anglisë, Kanadasë, Australisë, Turqisë, Italisë e të tjera... Është e qartë se kjo është lufta mes Davidit dhe Goliatit. Por a mundet ju më thoni se cilidoqoftë i nderuar në botë, kush do të lexonte rreth saj dhe do të ishte në anën e Golitit?”, pyeti Vuçiq.
Tha se Sërbia ka jo vetëm simpatitë e shumë vendeve, çka do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe me to, por ka tashmë dhe mirëkuptimin e vendeve që nuk mund t’a kuptojnë se përse tani sillet kjo rezolutë, pa konsensusin e popujve në B&H dhe pa konsultime në nivel rajonal.
Ka përsëritur se prej ambasadores gjermane ka mësuar për rezolutën në momentin kur në të është punuar këtu e gjashtë muaj.
"Keni punuar me këtë, ndërsa partnerët kyç rajonalë nuk i keni njoftuar rreth kësaj. Rreth cilës inkluzivitet po flasim?", ka pyetur presidenti Vuçiq.
Ky i fundit tha se Sërbia është e respektuar dhe e nderuar mes vendeve latinoamerikane, afrikane dhe aziatike.
"Ndonjë do votojë pro rezolutës, por vetëm se nuk do të qajnë se do të votojnë kështu, pasi duhet, ndaj i përkasin atij besimi, por e dinë se sa e padrejtë është ndaj Sërbisë. Megjithatë, shumë do të abstenojnë”, shtoi ai.
Kujtoi dhe se vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të KB nuk është detyrues, por është skualifikim i madh moral.
“Do të vazhdojmë të luftojmë, është ditë e vështirë sot. Do të kemi edhe shtabin me Beogradin, përfshirë dhe Ana Bërnabiqin, Ivica Daçiqin, të shikojmë se ku jemi... Dërguam emisarë në mbarë botën nga Kamboxhia në Panama, përcollën letrën time dhe bisedojnë me mikpritësit. Kjo është ajo çka mund të bëjmë, më shumë se kaq-jo", tha Vuçiç dhe shtoi se përfaqësuesit e disa vendeve e vlerësuan "të pabesueshme që Sërbia e vogël arriti të kundërshtojë kështu që në KB vetëm rreth kësaj po flitet, ndërsa nga ana tjetër gjithë forcat më të fuqishme të botës”.
Në fund shprehu shpresën se do të ketë mundësi të bisedojë dhe me përfaqësuesin e përhershëm të SHBA në KB.
“Kjo është e rëndësishme edhe për shkak të Kosovës. Përndryshe, ai është edhe anëtar i kolegjiumit të Bajdenit, ekip i ngushtë që vendos për gjithçka dhe është e rëndësishme që të kemi kontakte dhe marrëdhënie sa më të mira”, tha Vuçiq.
0 komentet