Vuçiq për takimin në Bruksel: Regjimi në Prishtinë nuk dëshiron marrëveshje, por Evropa dhe SHBA synojnë një lloj zgjidhjeje
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot, duke komentuar takimin në Bruksel lidhur me vendimin e BQK-së për heqjen e dinarit në Kosovë, se situata është shumë e rëndë, por që i duket se tani edhe Evropa edhe SHBA duan një lloj zgjidhjeje që populli serb të vazhdojë të jetojë normalisht.
Ai gjithashtu theksoi se regjimi në Prishtinë nuk dëshiron marrëveshje me asnjë çmim dhe në asnjë mënyrë.
"Ne e dimë që situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe po bëjmë gjithçka që mundemi. Tani më duket se evropianët dhe amerikanët duan një zgjidhje, ndoshta jo atë që na përshtatet neve, por një lloj zgjidhjeje që njerëzit të mund të vazhdojnë të jetojnë normalisht. Besoj se do arrijmë ta gjejmë në ditët në vijim, por edhe dje ishte e qartë se Kurti dhe Osmani, regjimi në Prishtinë, nuk dëshiron në asnjë mënyrë, as marrëveshje, as sjellje normale ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë e Metohi”, tha Vuçiq.
Ai shprehu besimin se Serbia, në bashkëpunim me partnerët perëndimorë, mund të gjejë “sigurisht një zgjidhje jo të mirë, por një zgjidhje që do të nënkuptojë mbijetesën dhe mundësinë e jetës për njerëzit tanë dhe popullin tonë në Kosovë”.
komentet