Vuçiq: Taktika e tyre është që ne të lumturohemi dhe të heshtim kur dikush anëtarësohet në OKB
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq është shprehur sot pas thënieve të ndihmësit të Kurtit Besnik Bislimi se drafti franko-gjerman, është më i favorshëm për Sërbinë, pasi nuk parashikon njohje reciproke, ky është tregues se ai nuk e ka lexuar ose nuk e ka kuptuar këtë letër, ose përndryshe paralajmëron aksion të ri.
Vuçiq duke inspektuar punimet në pjesën e autostradës "Milloshi i Madh", ka shfrytëzuar rastin të komentojë deklaratat e Albin Kurtit se fundi i marsit, është afati për arritjen e marrëveshjes, duke thënë se se kjo do të thotë se nëse deri atëherë nuk arrihet marrëveshja, Kosova ka ndërmend të vijojë me ndëshkimet në lidhje me targat e automjeteve.
"Nuk mendoj se kanë mënyra të bëjnë të tilla gjëra pasi nëse do të kishin, do të hiqnin barrikadat. Është një taktikë ku duhet të lumturohemi dhe të heshtim kur dikush anëtarësohet në OKB“, ka thënë Vuçiq.
Presidenti i Sërbisë ka bërë të ditur se në ditën e Shën Jovanit, do të presë në një takim "katërshen e madhe“ e deri në atë ditë, do të jetë i gatshëm të diskutojë rreth draftit.
"Bislimi nuk është njeriu që i duhet besuar një fjalë, këtë e kam vërtetuar shumë herë“, ka theksuar Vuçiq në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas inspektimit të punimeve në ndërtimin e aksit dalës në autostradën Beogradi i Ri-Surçin.
komentet