Vuçiq: Të gjithë në botë luajnë pjesën e tyre të dytë, shpresoj që në Ballkan mos të ketë

Vucic
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme se shpreson që mos të shkohet deri në konflikt të madh në Lindjen e Mesme ndonëse mendon se do ketë. Ai u shpreh se konflikti ruso-ukrainas kontribuoi derimë tani që “të gjithë në botë të lozin pjesën e tyre të dytë” duke theksuar që në Ballkan mos të ketë. Pyeti përse u krijua aleanca ushtarake mes Prishtines, Zagrebit dhe Tiranes, u shpreh se krijimi i saj nuk duhet nënvlerësuar.

“Do të ishte budallallëk i madh të nënvlerësojmë krijimin e aleancës ushtarake Prishtinë, Zagreb e Tiranë, ku çdo muaj ftojnë Sofien që t’i bashkohet. Boshti ushtarak Prishtinë-Zagreb-Tiranë, për të cilën u formua” pyeti Vuçiq në TV Prva.

Ai tha veçanërisht se për herë të parë në të tillë aleancë merret dikush që nuk është anëtar i Nato.

“Ndonëse Shqipëria dhe Kroacia janë dhe njohin Kosovën, kjo e fundit nuk është anëtare e Nato, por kjo lejohet pasi ata besojnë se për ta egziston kërcënim rajonal ndonëse ne jemi të rrethuar nga vendet e NATO-s apo pretendentët për të hyrë në NATO sikurse B&H. Kë mund të kërcënojmë ne”, sqaroi presidenti i Sërbisë.

Megjithatë, përveç kësaj, ai theksoi se duhet të egzistojë gatishmëri që vendi të ruhet.

“Ndaj kemi punuar mjaft, kemi bërë shumë ndonëse për këtë nuk kemi folur. Qytetarët do të jenë krenarë. Sot jemi më të fortë se të tjerët përreth, por që të mund të rritemi, duhet të ndryshojmë doktrinën tonë. Forca jonë duhet të jetë pakrahasueshmërisht më e madhe, të mbrojmë lirinë tonë, pavarësinë dhe sovranitetin”, u shpreh Vuçiq.

Ndaj, shtoi ai, do të vazhdojmë të investojmë tek ushtria.

“Sërbia të jetë fortesë e pathyeshme dhe e palëkundur për çdo pushtues dhe kundër askujt nuk do të qëllojë me shigjetë” nënvizoi Vuçiq.

Për konfliktin në Lindjen e Mesme: Shpresoj që të mos shkojë deri tek konflikti i madh, por që mendoj se do shkohet 

Vuçiq ka theksuar se shpreson që të mos shkohet deri në konflikt të madh në Lindjen e Mesme por që mendon se do shkohet.

“Janë angazhuar shumë forca. Kryqëzori i tretë amerikan mbërriti në Oqeanin Indian dhe po i afrohet gjithnjë e më shumë Iranit. Mendoj se amerikanët përgatiten për sulm. Shpresoj që ky të jetë veçse kërcënim, më i madhi e më i rëndi”, sqaroi Vuçiq.

Ky i fundit tha se beson se mund të shkohet deri në marrëveshje ndërkohë dhe në lidhje me këtë duhet të interpretohen negociatat me BE e cila dëshiron të imponohet si forcë drejtuese.

Theksoi se, përveç faktit që nuk është mirë që egziston pasiguri e tillë në botë, egziston problemi që të shumëfishohet çmimi i naftës.

"Sot rritëm çmimin e derivateve të naftës me dy dhe tre dinarë, ndërsa duhet të ishte pesë dhe tetë, duke i detyruar si importuesit ashtu edhe përpunuesit e naftës, të mos e rrisin çmimin aq sa do të duhej. Çmimi i naftës është rritur dramatikisht” sqaroi ai duke paralajmëruar se kur kjo të ndodhë, do të ndikojë dhe tek inflacioni dhe në çmimin e gjithçkaje që lidhet me naftën përfshirë dhe gazin.

"Më e mira është që të përfundojë sa më parë paqësisht", tha ai.

Vuçiq u shpreh se përsa i përket konfliktit, mund të shikohen sulmet interesante të forcave izraelite dhe saktësia e tyre e jashtëzakonshme.

Ai theksoi se Izraeli ka tre shërbime-të jashtmin Mosad, të brendshmin Shabak dhe atë ushtarak Aman.

"Mosad bëri punë të pabesueshme pasi 53% të objektivave u goditën nga toka, çka do të thotë se bërën punë që të duhet t’u heqësh kapelen dhe të thuash se nuk ka shërbim të tillë në botë. Infiltruan njerëz që për 15 vite prisnin momentin e duhur për të dhënë rezultatet më të rënda. Kur them se objektivat u goditën nga toka, kjo do të thotë se u shënjestruan nga dronë nga toka ose nga armë të tjera nga vetë Irani. Ky është sukses mahnitës", spegoi ai.

Theksoi se iranianët janë popull i guximshëm, që kundërshtojnë me guxim veten.

Vuçiq paralajmëroi se situata mund të çojë në konflikte edhe më të mëdha dhe se të dy popujt janë miq të Sërbisë, ndaj shpreson se do të gjendet zgjidhja.

"Sigurisht që mund të shkohet në konflikte edhe më të mëdha. Për ne janë miq si njëri dhe tjetri dhe shpresoj se do të gjendet ndonjë zgjidhje. T'i lëmë mënjanë emocionet. E tmerrshme çka po vuajmë dëme të mëdha ekonomike. Ngushtica është 41 km e gjerë, e cila ndan Iranin nga Omani dhe Emiratet, vetëm 41 km. Prej andej kalon 20% e naftës botërore. Kalon dhe sasi e konsiderueshme e LNG së Katarit nëpër të", tha ai.

U shpreh se në ditët pasuese pret më shumë surpriza nga ana e Mosadit.

Vuçiq nënvizoi se të gjithë në botë tani po luajnë pjesën e dytë të tyren, çka nisi me konfliktin ruso-ukrainas.

"Të gjithë në botë tani po luajnë pjesën e tyre të dytë. Vetëm se shpresoj që në Ballkan pjesë të dytë të mos ketë, ndonëse shumë e kanë përllogaritur këtë", paralajmëroi ai.

Parada ushtarake në shtator pasohet me ndryshime të mëdha në Ushtrinë e Sërbisë

Vuçiq theksoi se Sërbia ka punuar shumë muajt e fundit për të pajisur dhe modernizuar ushtrinë dhe njoftoi se në paradën e madhe ushtarake në shtator, qytetarët mund të shikojnë shumë gjëra për të cilat as nuk e dinë se i ka Ushtria e Sërbisë.

Informoi dhe ndryshime të mëdha në armatën sërbe në periudhën e ardhshme, duke treguar se të hënën do të ketë takim me Kolegjiumin e Ushtrisë së Sërbisë ku do të diskutohen për ndryshimet e nevojshme.

Nevojitet platforma e "ushtrisë dixhitale" duke e bërë ushtrinë më vdekjeprurëse

Duke informuar ndryshimet në Ushtrinë e Sërbisë, Vuçiq theksoi tek nevoja e futjes së “ushtrisë dixhitale”, platformë e cila forcon ndjeshëm ushtrinë dhe të cilën Izraeli po e zbaton me sukses.

Spegoi se tani 80% e kohës njerëzit në ushtri e shpenzojnë për logjistikë dhe analiza, ndërsa me futjen e programit të "ushtrisë dixhitale", kjo përqindje do të reduktohej në vetëm 20.

“Nevojitet ndryshimi në konceptin e ushtrisë, e cila bëhet tepër vrasëse e paparë”, nënvizoi Vuçiq dhe shtoi se po flet për këtë sepse askush nuk do të pyesë përse Sërbia është e dobët dhe përse nuk është përgatitur, kur disa dëshirojnë “atë pjesën e dytë”, dhe se nuk duhet të ketë iluzione se nuk ka nga ata që bëjnë plane të tilla.