Vuçiq: Teksti i Deklaratës është përgatitur me ditë të tëra, Serbia ka qenë shprehimisht kundër dy qëndrimeve
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se asnjë darkë joformale me konkluzione joformale nuk mund të ndryshojë asgjë, por mund të tregojë se çfarë marrëdhëniesh ka, transmeton Politika.
I pyetur se cili ishte versioni i parë dhe cili ishte versioni i fundit i Deklaratës së miratuar në Athinë, Vuçiq, pasi dorëzoi çelësat e banesave për refugjatët nga Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina, tha se ato deklarata nuk kanë asnjë rëndësi formale juridike, por tregojnë politikën që po ndiqet.
Sipas fjalëve të tij, teksti i Deklaratës është përgatitur prej ditësh, versioni i parë është rënë dakord me disa vende pjesëmarrëse në tubimin joformal.
Ai shtoi se Serbia ishte në mënyrë eksplicite kundër dy qëndrimeve në dokument, njëri prej të cilëve është qëndrimi për sanksionet kundër Rusisë.
“Gjithçka është shumë e vështirë për ne, në kushte shumë të vështira arritëm të fitojmë atë që është e rëndësishme për Serbinë. Kanë qenë katër shtete, dy nga BE-ja dhe Ukraina, të cilat janë nën presion për të njohur Kosovën. Për ne këto ishin bisedimet cilsore. Unë jam duke kërkuar të marr atë që është më e mira për Serbinë," tha ai.
I pyetur për takimin e vendeve të BRICS-it, ai tha se nuk kishte shumë kohë për të kapur atë që ndodhi në atë takim, por se do të provoj gjatë mbrëmjes.
“Është e qartë se ata duan të sfidojnë grupin e shtatë. Ka shumë pikëpyetje, por po krijohen kushtet për krijimin e një bote tjetër, nuk do të komentoj asgjë tjetër”, tha Vuçiq.
komentet