Vuçiq uroi Patriarkun Porfirije për Pashkët: Lutjet e festës të kontribuojnë në ruajtjen e popullit serb

Vučić i Porfirije
Burim: Tanjug

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka dërguar një mesazh urimi patriarkut serb Porfirije, klerikëve dhe murgjve, si dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë që festojnë Pashkët sipas kalendarit Julian, njoftoi Shërbimi për shtyp i Presidentit të Serbisë.

“Shenjtëria juaj, ju përgëzoj nga zemra për festën më të madhe të krishterë, Ringjalljen së Zotit tonë Jezu Krishtit.

Le që festa e festave, në të cilën kremtojmë gëzimin e jetës së përjetshme, të jetë burim i pashtershëm i forcës dhe optimizmit”, ka shkruar Vuçiq.

Duke ruajtur besimin dhe traditën tonë dhe duke forcuar virtytet e paqes, dashurisë dhe tolerancës – me përpjekje të përbashkët, durim dhe urtësi, shtoi Presidenti i Serbisë, ne mbrojmë interesat tona kombëtare dhe kontribuojmë në zhvillimin e Serbisë.

Vuçiq shprehu shpresën që lutjet dhe liturgjitë e festave të kontribuojnë në ruajtjen e popullit serb.

“Populli serb është në një situatë të vazhdueshme luftimi për mbijetesën e tij, duke ruajtur shpirtin dhe forcën e kombit, prandaj, Shenjtëria juaj, besoj se lutjet dhe liturgjitë festive do të kontribuojnë në përgjigjen tonë unike për të gjithë ata që dëshirojnë poshtërimin dhe zhdukjen e Serbisë. Në kohën e sfidave që i parashtruan vendit tonë ashtu si para gjithë komunitetit botëror, ruajtja e paqes dhe stabilitetit është një dëshmi e palëkundur e së Vërtetës dhe Dashurisë së Zotit. Festat e Pashkëve dëshiroj t'i kaloni në paqe, dashuri dhe gëzim. Krishti u ringjall", thuhet në urimin e Presidentit të Serbisë.