Vuçiq: Vulin kurrë nuk ka qenë agjent rus
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar sot në mbrëmje me rastin e dorëheqjes se shefit të ASI (BIA) se Aleksandar Vulin kurrë nuk ka qenë agjent i askujt e kështu as agjent rus, por ka punuar veçse për vendin e vet.
Vuçiq për TV Pink ka thënë se nuk është e thjesht të komentojë dorëheqjen e Vulinit pasi është shoku i tij dhe dikush që ka kaluar shumë kohë me të.
“Nuk i iku koka apo diçka e ngjashme. E vërteta është se ka pasur presione qysh kur u emërua në këtë detyrë. Prej ditës së parë kanë egzistuar dhe ka qenë të paqarta. Vulin seriozisht e di se si ecin dhe cilat pasoja kanë qenë ose mund të jenë" ka sqaruar ai.
Vuçiq tha se nuk mundet të komentojë disa gjëra sepse është i detyruar të ruajë sekretin.
Vuçiq falenderoi Vulinin për kontributin e tij në ruajtjen e sigurisë së vendit, që vendi të jetë i pavarur dhe i mëvetësuar çka është një nga postulatet e politikës që ndjekin të gjithë ata që janë në pushtet.
"Do të punoj me të në të ardhmen. Nuk është fundi i jetës dhe jam i sigurt se nuk është fundi i sukseseve të përbashkëta", nënvizoi ai.
Vuçiq pretendimeve të Zorana Mihajlloviqit se ai është fajtor që Vulin ishte kaq gjatë në krye të ASI (BIA), tha se është fajtor ashtu sikurse është fajtor edhe për të, madje më shumë për të, sesa për Vulinin.
“Vulin nuk është agjent i ndokujt dhe nuk është agjent i Federatës Ruse dhe nuk do të doja të flisja se kush është agjent dhe kush po drejtohet vetëm SHBA. Nuk kam të drejtë të flas për këtë, sado prova të kem. Nëse do të rrëfeja gjithçka që di, do të duhej të bënit emisionin "Hapu Dhe”. Vulin nuk ka qenë kurrë agjent rus dhe nëse ka dashur gjithmonë Rusinë më shumë se SHBA, anglezët, nuk ka dyshim dhe ai është krenar për këtë. Që ka punuar për dikë tjetër kjo është gënjeshtër”, nënvizoi ai.
Vuçiq ka kujtuar gjithashtu se sot është bërë gjysmë viti nga tragjedia e tmerrshme në shkollën "Vlladisllav Ribnikar", ndërsa një ditë më vonë në Dubonë dhe Orashje.
“Edhe një herë anëtarëve të familjeve të viktimave dëshiroj t’u shpreh ngushëllimet e mia dhe them se në rrethana të vështira, pavarësisht tragjedisë më të madhe që goditi vendin tonë, u përpoqëm të bëjmë atë që mundëm, para së gjithash për çarmatosjen e kombit, pastaj me masat për të përmirësuar sigurinë e fëmijëve tanë në shkolla”, tha ai.
Kam 12 vjet që dëgjoj gënjeshtra se si do t’a njoh Kosovën
Vuçiq sërish ka hedhur poshtë deklaratat e disa liderëve të opozitës se do t’a njohë Kosovën pas zgjedhjeve.
Ai thotë gjithashtu se të njëjtin funksion kanë të gjitha sulmet e opozitës, përfshirë edhe filmin e transmetuar në TV N1.
“Pika 1-thanë e mësuan që unë do t’a njoh Kosovën sapo të mbarojnë zgjedhjet. Unë kam 12 vjet që dëgjoj të njëjtat gënjeshtra dhe marrëzira”, tha Vuçiq, duke kujtuar se qëndrimi para zgjedhjeve të mëparshme pretendonte se pas 3 prillit 2022, ai do të vendoste sanksione ndaj Rusisë, gjë që nuk ndodhi.
Vuçiq shtoi se filmi është caktuar për fillimin e fushatës, në mënyrë që lista “Sërbia nuk mundet të ndalet” të përçmohet e poshtërohet...
Vuçiq deklaroi se është keq që është krijuar atmosferë në të cilën lejohet gjithçka...
“Ata aty me të vërtetë më gjykuan, vendosën karrike bosh... Më e lehtë të jesh bindës të dënosh karrigen bosh... Vetëm se nuk është as demokratike as e drejtë, nuk e kuptoj domethënien... Nuk e kanë idenë se çfarë po flasin, kanë marrë detyrë të shpifin Vuçiqin dhe prandaj dënimi duhet të jetë me vdekje. I tillë gjykim nuk është regjistruar as në vitin 1945/1946...”, shtoi Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se po vijohet me sulme të tjera, ndaj familjes së tij, nënës dhe babait, diçka që siç thotë ai, e dikton mirësjellja elementare.
“Pasi nuk kanë çfarë të ofrojnë, përveç urrejtjes”, ka shtuar Vuçiq.
Ky i fundit ka thënë se fakti më i rëndësishëm është se niveli total i investimeve deri më 31 tetor në Sërbi-është 3.792 miliardë euro çka është 7% më shumë se sesa rekordi i vitit të kaluar.
"Këto janë lajme që kanë domethënien e rritjes ekonomike, rritje të pensioneve, pagave... Pensionistët marrin pensione të rritura, ndihmojmë përfituesit e asistencës sociale dhe kujdesit dhe asistentëve ndihmës.... Po vjen fabrikë e madhe në Nish. Këtë duhet të bëjmë për të shtyrë vendin, për të ecur përpara. Kam bindjen se do t'ia dalim dhe jam i sigurt që njerëzit këtë po e vërejnë” përmbylli Vuçiq.
0 komentet