Vujinoviq: Nuk jam optimist për fatin e draftit evropian të AKS
Hulumtuesi i studimeve të sigurisë, Nikola Vujinoviq, thotë se BE-ja nuk ka hequr dorë nga draft propozimi I AKS, por se nuk është optimist se si do ta trajtojë këtë temë Komisionerja e re për Punë të Jashtme, Kaja Kalas
“Mund të presim që kur administrata e re të vijë në fuqi, të jetë në rend dite. Nuk jam optimist për fatin e vetë propozimit”, ka thënë Vujinoviq për Kosovo online.
Duke komentuar pretendimin e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, se propozimi evropian në fakt është një dokument non-paper, Vujinoviq thotë se kjo është e saktë.
“Është një nga propozimet e shumta që janë në tryezën e bisedimeve në lidhje me AKS. Me ardhjen e zonjës Kalas mund të presim që të jetë sërish temë, por këtë herë do të jetë shumë më negative ndaj Serbisë. Kalas është një nga skifterët më të mëdhenj antirusë në Bashkimin Evropian dhe fakti që Serbia refuzon të vendosë sanksione do të jetë flamur i kuq për të, gjë që do të bëjë që ajo të kërkojë instrumente të ndryshme për të na bërë presion sa më shumë që është e mundur”, thekson Vujinoviq.
Ai beson se formimi i AKS që nga fillimi ishte një “arsyetim” si për Prishtinën ashtu edhe për BE-në si ndërmjetësues kryesor në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
"Në thelb, ata kanë frikë nga Republika Srpska e re. Dhe ne shohim se si RS, megjithë fuqitë e saj të vogla dhe sulmet e vazhdueshme, tregon një identitet të qartë politik. Shqiptarët e Kosovës i frikësohen kësaj, para së gjithash sepse do të tregonte se elita politike e z. Kurti, dhe qeveria e z. Kurti në përgjithësi, nuk është aq demokratike, as aq e qëndrueshme. Ndoshta jam pesimist, por nuk shoh se do të formohet AKS në të ardhmen. Edhe nëse formohet, atëherë do të jetë vetëm një shkronjë e vdekur në letër, e cila do të varet nga Albin Kurti”, thekson Vujinoviq.
komentet