Vujinoviq: Shumë premtime ekonomike që u jepen zgjedhësve në Kosovë janë pa bazë reale

Vujinović
Burim: Kosovo Online

Hulumtuesi i studimeve të sigurisë Nikolla Vujinoviq shprehet se premtimet ekonomike janë me rëndësi më thelbësore për zgjedhësit kosovarë pasi në Kosovë situata ekonomike është e rëndë, por dhe që shumë prej tyre janë pa baza reale.

Vujinoviq ka thënë për Kosovo onlajn se një pjesë e zgjedhësve që egzistencën e tyre e ndërtojnë në Kosovë, ekonomia është dimensioni më domethënës, por që për numrin më të madh të zgjedhësve që vijnë nga diaspora, të rëndësishme janë disa tema të tjera ndaj ata jetojnë në një lloj tjetër realiteti ekonomik dhe nuk u intereson se në çfarë realiteti ekonomik është Kosova. 

“Sigurisht që ekonomia është çështja më e rëndësishme për zgjedhësit pasi kriza ekonomike është e madhe dhe situata ekonomike është e rëndë. Por rritja e retorikës etnike dhe e identitetit, si dhe insistimi në lëvizjet antisërbe, na flet se zgjedhësve në një farë mënyre duhet t’u “verbosh sytë”. Premtime të ndryshme janë pa bazë reale dhe shërbejnë vetëm për t’i bërë njerëzit të ndihen të qetë deri më 7 qershor. Pastaj votojnë dhe më 8 qershor asgjë nuk do të ndryshojë” thotë Vujinoviq.

Si një prej shembujve ai përmend ndihmën që Qeveria në mandatin teknik u premtoi studentëve.

“Ata do të aplikojnë për 100 euro deri më 5 qershor dhe kjo ndihmë do të jepet, të themi më 8 qershor. Kjo flet për blerje të pastër të votave dhe diçka që zoti Kurti e shfrytëzon. Sapo të mos kesh rezultate reale ekonomike, ndërsa ato nuk egzistojnë, sapo mos kesh bazë reale ekonomike, ndërsa ajo nuk egziston, të gjitha premtimet e tua janë fantazmagorike” thotë bashkëbiseduesi ynë.

A duan zgjedhësit, ndërkohë, të vendosin në bazë të premtimeve ekonomike, sipas vlerësimit të tij, kjo do të varet nga ajo se në cilin intensitet do të përdoren në fushatë identiteti, siguria dhe çështjet globale.

"Shikojmë vizitën e kongresmenëve që tentojnë që përmes iniciativës në Kongres, të fusin Kosovën në NATO. Vijnë papritmas në Prishtinë në fushatë. Pra, pyetja është se sa intensive do të jetë fushata e temave jo-ekonomike. Cilat do të jenë temat parësore, këtë do t’a shikojmë kur të nisë zyrtarisht fushata. Shikojmë se slloganet e partive shqiptare nuk janë ekonomike, por politike, gjeopolitike, sigurie..." vëren Vujinoviq.

Kujton se këto janë tashmë zgjedhjet e katërta në një vit e gjysmë në Kosovë dhe se prej shkurtit të vitit 2025 është parë se temat e ekonomisë dhe cilësisë së jetës, janë mjaft të rëndësishme në nisje të fushatës dhe ndërsa ajo avancon kalojnë tek marginat.

"Në fund, duket se këto nuk ishin premtime, sepse nuk ka asnjë rezultat. Kështu ishte dhe në shkurt dhe në tetor dhe në dhjetor të vitit të kaluar. Kështu fatkeqësisht do të jetë dhe në qershor të këtij viti", vlerësoi ai.