Vujinoviq: Surprizues fakti që Due u ankua se organizmat ndërkombëtarë nuk bashkëpunojnë me UNMIK
Studiuesi hulumtues i sigurisë Nikolla Vujinoviq tha se në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në të cilën u shqyrtua raporti 6 mujor i Unmik për situatën në Kosovë, nuk u dëgjua asgjë e re, por surprizues është fakti se shefi i këtij misioni Peter Due u ankua për bashkëpunimin ndërkombëtar, pra që Kfor, Euleks dhe organizatat e tjera ndërkombëtare nuk bashkëpunojnë me UNMIK.
"Asgjë të re nuk dëgjuam. Dëgjuam pozicionet e të gjitha palëve, anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB shprehën qëndrimin e tyre, Peter Due të tijin, Sërbia të vetën dhe e ashtuquajtura Kosovë të vetën. Aty nuk kishte asgjë surprizuese. Ajo çka është disi surprizuese është vetë raporti në të cilin Due tha se siguria e përgjithshme është stabile. Dhe ajo çka më surprizoi është fakti se u ankua për bashkëpunimin ndërkombëtar, se KFOR, EULEKS dhe organizatat e tjera ndërkombëtare nuk bashkëpunojnë me UNMIK", tha Vujinoviq për Kosovo Onlajn.
Kjo vërehet dhe shikohet nga deklaratat e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB-SHBA, Britanisë së Madhe, Francës, të cilët thanë se mandati i UNMIK skadoi dhe se duhet të ndërpritet, ndërsa përfaqësuesit e Rusisë e Kinës thanë se ky mandat duhet të forcohet.
"Ishte e pritshme thirrja për dialog dhe për mua është pak surprizuese që thirrjet që Bashkësia e Komunave Sërbe më në fund të formohet. A është ky vetëm fjalim diplomatik apo prej kësaj egziston një lloj operacionalizim, këtë do t’a shikojmë muajt në vijim", tha Vujinoviq.
Kur është fjala për vëmendjen që i është kushtuar në raport ndryshimeve në Ligjin për Odat e Specializuara, Vujinoviq tha se kjo ishte surprizuese ndonëse miratimi i tyre u dënua nga të gjithë aktorët ndërkombëtarë, si dhe Gjykatën në Hagë e cila në një farë mënyre, përcolli mesazh se këtë nuk do t’a respektonte.
"Peter Due kësaj i kushtoi vëmendje të konsiderueshme dhe nxiti Glauk Konjufcën të ishte pak më i ashpër ndaj Unmik sesa prisja të ishte. Por, kjo para së gjithash për shkak të reagimeve në vetë Kosovën, ku Daut Haradinaj dhe të tjerë dënuan ashpër Konjufcën ku nuk mbrojti mjaftueshëm këto ndryshime në ligj ndonëse Vetëvendosja i mbështeti", spegon Vujinoviq.
Ky i fundit shprehu shpresën se dënimi i shprehur nga Due do të thotë se diçka do të tentohet vërtet të ndryshohet në terren.
"Pamë që banalitetet dhe dënimet diplomatike nuk do të thotë asgjë në politikën praktike, por e ashtuquajtura Kosovë mbështetet, inkurajohet dhe shikohet mes gishtash për dhunën që bën. Por, shpresoj që, tani që shikojmë që të gjithë aktorët ndërkombëtarë e dënojnë, kjo mund të shkohet deri në disa ndryshime", konkludoi Vujinoviq.
komentet