Zaracin: Kosova kërcënohet me përjashtim nga CEFTA dhe dënime të tjera nëse vazhdon me ndalimin e importit të mallrave nga Serbia
I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Zaracin, ka thënë se nëse vazhdon me ndalimin e importit të mallrave nga Serbia, Kosova mund të përballet me përjashtimin nga CEFTA, raporton Balkan Insajt.
"Kosova mund të përballet me thirrje për përjashtim nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe ndëshkime të tjera nëse vazhdon të ndalojë importet nga Serbia," ka thën për Birn i dërguari gjerman për Ballkanin Manuel Zarazin.
Portali kujton se Gjermania po përgatitet për 14 tetorin, kur do të organizojë një samit me rastin e dhjetëvjetorit të platformës së lidhur me BE-në për bashkëpunim të nivelit të lartë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
I dërguari gjerman Zaracin e vizitoi Kosovën dy herë.
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rode, tha më herët se Zaracin i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të heqë ndalimin e vendosur në qershor të vitit 2023 për importin e produkteve me origjinë serbe, për të cilin Sarazin thotë se bllokon tregtinë e lirë në rajon dhe pengon Cefta-n.
Në këmbim të heqjes dorë nga ndalimi, Kosova nuk do të përfaqësohej më zyrtarisht në kuadër të CEFTA-s nga misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, por do ta përfaqësonte veten.
Emri i Kosovës do të shënohej me një yll që çon në një fusnotë ku thuhet se statusi i Kosovës ende nuk është zgjidhur përfundimisht në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke reflektuar refuzimin e Serbisë për ta njohur atë si shtet të pavarur.
komentet