Zeçeviq: Grenell do të mund të shpallte qëndrimet e SHBA për çështjen e organizimit të pushtetit në Kosovë

Slobodan Zečević
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Institutit për Studime Europiane në Beograd Sllobodan Zeçeviq vlerëson informacionet e pavarura nga Prishtina se i dërguari i presidentit të SHBA për misione speciale Riçard Grenell do të vizitojë Kosovën ditët e ardhshme, do të mund të bëjë të ditura qëndrimet e Uashingtonit për çështjen e organizimit të pushtetit në Kosovë dhe për çështjen e raporteve me sërbët.

 

Zeçeviq thotë se fuqitë e mëdha sikurse SHBA, kurrë nuk lënë mënjanë asnjë çështje.

“Sigurisht që fuqitë e mëdha kanë disa prioritete, por fuqia e madhe do që të ketë ndikim në të gjitha anët e botës. Ardhja e Riçard Grenellit do të thotë mesazh të administratës së re amerikane ndaj autoriteteve shqiptare-çfarë qëndrimi kanë ndaj krizës në Kosovë dhe ndaj autoriteteve në Kosovë. Në këtë kuptim e shikoj vizitën e Riçard Grenell. U ndryshua administrata dhe situata. Grenell e njeh këtë rajon, ka qenë aty kur u bë Marrëveshja e Uashingtonit dhe sipas kësaj mendoj që ai do të bëjë të ditur dhe qëndrimet e SHBA dhe për çështjen e organizimit të pushtetit në Kosovë dhe për çështjen e raporteve me sërbët”, ka thënë Zeçeviq për Kosovo onlajn.

Ky i fundit shpreh bindjen se Amerika mund të ndikojë në formimin e qeverisë së re në Prishtinë pasi sikurse thotë, Kosova është tërësisht e varur nga ndihmat amerikane dhe perëndimore.

“Ai entitet që quhet shtet dhe ekonomikisht i pavarur në thelb nuk është i qëndrueshëm. Sipas kësaj për ta ndihma amerikane është thelbësore dhe për këtë SHBA kanë ndikim politik në zhvillimet në Kosovë” thekson drejtori i Institutit për Studime Europiane.

Zeçeviq përmend se thelbësore në të është sesi amerikanët e shikojnë Albin Kurtin. 

“Tashmë kjo është gjëja thelbësore, a e shikojnë atë në kombinacione për të vazhduar të ketë pushtet në Kosovë dhe me cilin program. Kam përshtypjen se kjo administratë amerikane është jo pak kritike e orjentuar ndaj bilancit të Kurtit dhe sjelljes së tij në vitet e fundit kur është fjala rreth raporteve sërbo-shqiptare. Sipas kësaj, kjo do të jetë interesante-a e shikojnë ende amerikanët Kurtin si dikë që do të duhej të ketë ndikim politik në Kosovë” konkludoi Zeçeviq.