Gjuriq me Grenellin në Mynih: Epokë e re në marrëdhëniet me SHBA, Serbia gati për bashkëpunim
Ministri i Jashtëm Marko Gjuriq tha se ka biseduar me këshilltarin special të presidentit të SHBA për misione special Richard Grenell në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, duke theksuar se Serbia po përpiqet të krijojë një epokë të re në marrëdhëniet ndërmjet rajonit dhe administratës së re amerikane, duke marrë parasysh interesat e veta.
Gjuriq theksoi se Grenell dhe zëvendëspresidenti I SHBA JD Vance ishin "yjet" më të mëdhenj të konferencës së Mynihut, pasi tema e marrëdhënieve transatlantike midis Evropës dhe SHBA-së është e një rëndësie kyçe.
“Është shumë e rëndësishme për ne që të shfrytëzojmë ndryshimet që kanë ndodhur në politikën e brendshme në Amerikë për t'u kthyer në një epokë të re në marrëdhëniet mes vendit tonë dhe rajonit tonë dhe SHBA-së. Dhe ne po punojmë me përgjegjësi, duke marrë parasysh para së gjithash interesat serbe në të gjithë rajonin”, tha Gjuriq.
Ministri theksoi se gjatë qëndrimit në Mynih ka biseduar me ministra dhe zyrtarë të shumtë nga rajoni dhe më gjerë.
Ai theksoi se delegacioni nga Serbia u ka dërguar mesazh të gjithë pjesëmarrësve se vendi është i hapur për bashkëpunim.
“Dhe ajo që është shumë e rëndësishme për ne, Serbia ishte e pranishme, ne u dërguam mesazh të gjithë pjesëmarrësve se jemi të hapur për biznes, jemi të qëndrueshëm, jemi të orientuar drejt së ardhmes. Që në një vit në të cilin do të ketë shumë sfida dhe përvjetorë të ndryshëm në rajon - nga Stuhia, Srebrenica, përvjetori i çlirimit të Jasenovacit, përvjetori i Marrëveshjes së Dejtonit - ne mendojmë se si t'i zgjidhim problemet, jo të krijojmë të reja, të ruajmë dinjitetin e popullit tonë, interesat serbe, të ruajmë respektin për të gjithë njerëzit e tjerë dhe viktimat tona”, ka theksuar Gjuriq.
Ai shprehu besimin se rajoni ka potencial të madh për t'u bërë vendimtar për zhvillimin e Evropës, gjë që, theksoi, Serbia e ka dëshmuar.
Mendoj se pavarësisht nga të gjitha sfidat e trashëguara nga e kaluara, rajoni ynë është një nga rajonet me potencial të madh për të qenë motori i zhvillimit evropian dhe Serbia tashmë e ka dëshmuar se është.
0 komentet