Zeçeviq: Pas kaq vitesh erdhi koha që dikush të paralajmërojë Prishtinën, SHBA dëshiron vënien në jetë të marrëveshjeve të nënshkruara
Pas kaq vitesh dikush paralajmëron Prishtinën pasi vazhdimisht ajo shkel marrëveshjen e Brukselit, thotë për Kosovo onlajn Sllobodan Zeçeviq nga Instituti për Studime Europiane.
Zeçeviq kështu ka komentuar shkrimet në media të cilat publikuan lajmin se "Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tre vende anëtare të BE kërkuan prej disa vendeve anëtare të Këshilit të Europës që çështja e anëtarësisë së Kosovës në këtë organizëm të mos figurojë në rendin e ditës të Komitetit të ministrave të Këshillit të Europës derisa Prishtina nuk tregon konstruktivitet për çështjen e Bashkësisë së Komunave Sërbe".
"Presionin e SHBA e shikoj shumë pozitivisht, pasi erdhi koha që pas kaq vitesh dikush të paralajmërojë Prishtinën pasi në mënyrë kontuinitive shkel marrëveshjen e Brukselit e cila është nënshkruar mes qeverisë së Republikës së Sërbisë dhe organeve kalimtare qeverisëse të Kosovës. SHBA dëshiron të respektohet çfarë është nënshkruar dhe që marrëveshjet të zbatohen në praktikë” thotë bashkëbiseduesi ynë.
Pyetjes, a pret presione të tjera prej SHBA nëse Prishtina do të vazhdojë të refuzojë detyrimet për formimin e BKS, Zeçeviq shprehet.
"Sinqerisht nuk i di synimet e SHBA, por vetëm në dokument-propozimin franko-gjerman egzistojnë disa lloj sanksionesh që do të viheshin në jetë ndaj Prishtinës nëse kjo e fundit nuk nënshkruan marrëveshjen me Sërbinë dhe praktikisht kjo do të ishte korrekte, që nga tërheqja e prefiksit në nelefonatat hyrëse drejt Kosovës, e deri tek gjërat tjera për të cilat është rënë dakord përmes marrëveshjes së Brukselit. Gjëja pozitive është se amerikanët po tregojnë për të parën herë kujdes për zbatimin e marrëveshjeve të hershme dhe kjo, nuk është kuadrin e fjalëve boshe por ndërmarrjen e veprimeve konkrete” ka thënë Zeçeviq.
0 komentet