BE: BKS duhet të formohet pa vonesë e vendosje kushtesh

Evropska unija
Burim: RTV

Zëdhënësi i Bashkimit Europian Piter Stano ka përsëritur se qëndrimi i BE për marrëveshjet e firmosura përmes dialogut, duhet të kryhen pa vonesë përfshirë edhe Bashkësinë e Komunave Sërbe, transmeton Reporteri.

Stano në këtë mënyrë i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i cili u shpreh se faktori ndërkombëtar insiston në zbatimin e Marrëveshjes për asociimin por është e padrejtë që ajo të jetë parakusht për fillimin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Sërbisë në përputhje me planin franko-gjerman.

Stano ka thënë se formimi i BKS është obligim ligjor i Kosovës.

"Qëndrimi i BE për këtë ështje është i njohur, të gjitha marrëveshjet të cilat kanë qenë produkt nga dialogjet, duhet të zbatohen pa vonesa të mëtejshme dhe pa asnjë lloj vendosje kushtesh. Kjo vlen edhe për formimin e Bashkësisë ka është obligim ligjor për Kosovën“, ka thënë Stano.