Zelenski ia uroi Vuçiçit Ditën e Shtetësisë: Besoj në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis Ukrainës dhe Serbisë

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, i uroi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe popullit serb Ditën e Shtetësisë dhe me këtë rast theksoi se beson në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve për sigurinë në kontinentin evropian dhe vendosjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.
Vuçiç e ndau urimin e homologut të tij ukrainas në Instagram.
"Në emër të popullit ukrainas dhe në emrin tim personal, ju uroj juve dhe gjithë popullit serb festën shtetërore – Ditën e Shtetësisë së Serbisë. Kjo ditë simbolizon pavarësinë, unitetin dhe krenarinë e popullit serb. Trashëgimia historike dhe dëshira për liri janë vlera të përbashkëta që bashkojnë popujt evropianë. Llogaris në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të vendeve tona për sigurinë në kontinentin evropian, si dhe për vendosjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë", tha Zelenski.
Ai gjithashtu e shfrytëzoi rastin për t’i uruar presidentit të Serbisë shëndet të mirë dhe sukses në detyrën e tij të rëndësishme shtetërore, ndërsa popullit serb paqe, harmoni dhe prosperitet.
0 komentet