Zelenski: Mbështetja e ndërsjellë për integritetin territorial dhe sovranitetin është pjesë e rëndësishme e partneritetit midis Ukrainës dhe Serbisë
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se ka pasurë një bisedë të mirë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Athinë për respektimin e Parimeve të OKB-së dhe paprekshmërinë e kufijve.
Siç thuhet në faqen zyrtare të Presidentit të Ukrainës, "palët arritën në përfundimin se mbështetja e ndërsjellë për integritetin territorial dhe sovranitetin është një pjesë e rëndësishme e partneritetit midis Ukrainës dhe Serbisë".
"Volodimir Zelenski informoi kolegun e tij për situatën në fushën e betejës dhe veprimet e ushtrisë ukrainase. Udhëheqësit diskutuan çështjet të rëndësishme të sigurisë rajonale, marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektivat e zhvillimit të tyre. Ndarazi, presidentët i kushtuan vëmendje sfidave të përbashkëta në rrugën e Ukrainës dhe Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në sajtë.
Siç u theksua më tej, Volodimir Zelenski shprehu mirënjohjen e tij ndaj Aleksandar Vuçiqit për ndihmën humanitare që Serbia ofron për popullin ukrainas, si dhe për mbështetjen e ukrainasve që gjetën strehim në këtë vend nga lufta e nisur nga Federata Ruse.
Presidenti i Ukrainës i ofroi palës serbe që të mbështesë formulën e paqes ukrainase dhe të marrë pjesë në samitin e tretë të platformës ndërkombëtare të Krimesë më 23 gusht të këtij viti.
Në të njëjtën kohë, Zelenski në rrjetin social “X”, dikur Twitter, ka shkruar se takimi me Vuçiqin ka qenë i hapur, i sinqertë dhe frytdhënës.
"Një bisedë e mirë për respektimin e Parimeve të OKB-së dhe paprekshmërinë e kufijve. Për të ardhmen e përbashkët të popujve tanë në një shtëpi të përbashkët evropiane. Është në interesin tonë të përbashkët të zhvillojmë marrëdhëniet tona", ka theksuar Zelenski.
komentet