Millivojeviq: Presione të mëdha ndaj Zelenskit që të njohë Kosovën, nuk e përjashtoj mundësinë që në Athinë të qartësohet rreth kësaj

zoran milivojević
Burim: Kurir

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme se nesër në Athinë do të ketë takim bilateral me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski me të cilin do të bisedojë për të gjitha deklaratat e shpeshta për njohjen ukrainase të pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që ish diplomati Zoran Millivojeviq nuk e përjashton mundësinë që Zelenski këtë t’a bëjë siç beson ai, nën presione të jashtëzakonshme nga brenda e nga jashtë.

"Mund të ndodhë të njohë Kosovën nga presioni i qendrave të fuqive perëndimore. Kam ndjesinë se Zelenski presionohet të njohë Kosovën sepse ata shfrytëzojnë mundësinë për të përmirësuar pak situatën në lidhje me numrin e vendeve që njohin Kosovën, kështu që kjo është mundësi për t’a detyruar Ukrainën të ndryshojë qëndrimin e vet, por më pas rrezikon çështjen parimore, por për perëndimin mendoj se kjo nuk është aq e rëndësishme” tha Millivojeviq për Kosovo Onlajn.

Millivojeviq thekson se njohja eventuale e Ukrainës do të ishte presion ndaj Sërbisë që të heqë dorë nga qëndrimi i saj.

"Por kjo nuk ka asnjë shans për sa na përket, ne këtë nuk do t’a bëjmë, ndërsa Zelenski nuk është i pavarur dhe ka presion të brendshëm dhe të jashtëm. Problemi është se Ukraina nuk vendos vetë, kemi dëgjuar gjithashtu prej tyre nga Ukraina që presidenti vendos për këtë dhe është e mundur që tani në Athinë të jetë mundësia që ai të bëjë një deklaratë për këtë. Kam përshtypjen se ka presion të brendshëm dhe të jashtëm ndaj Ukrainës për t’a njohur" thotë ai.

Edhe amerikanët, të gjithë në perëndim që mbështesin Zelenskin, siç thotë Millivojeviq, këtë kërkojnë dhe ka mundësi që kjo mundësi të shfrytëzohet në Athinë duke e bërë. Ai shton se nëse kjo ndodh, atëherë do të ishte presion edhe ndaj Sërbisë dhe sqaroi se Perëndimi do që në Europë të mbyllë procesin e njohjeve sa më parë dhe që ne të n’a shtyjnë të njohim përmes Marrëveshjes së Ohrit që është njohje faktike.

"Asgjë nuk përjashtoj, presion të madh ka Zelenski si të brenshëm, ashtu edhe prej atyre që e mbështesin atë duke e armatosur. Kjo në Athinë është mundësi për t’a njohur dhe kjo do të ishte dhe presion funksional ndaj nesh. Asgjë nuk përjashtoj, gjithçka është e mundur, presione të mëdha janë ndaj Zelenskit, e meqenëse gjithçka është e rëndësishme për ta në Perëndim, e madhe dhe e vogël, gjithçka është e mundur” përmbylli Millivojeviq.