Zemaj: Pavarësisht zhvillimeve globale në të cilat SHBA është e përfshirë, ajo vazhdon të tregojë interes për Kosovën
Burim: Kosovo Online
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj është shprehur se vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Kosovë Brendan Hanrahan, është tregues se pavarësisht axhendës së mbingarkuar dhe zhvillimeve globale në të cilat SHBA është e përfshirë, interesi për Kosovën vazhdon të egzistojë.
Zemaj për Kosova pres tha se interesi më i mirë për Kosovën është të thellojë partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas fjalëve të tij, bllokada politike në Kosovë ka tërhequr vëmendjen e SHBA e cila do të mund të kontribuonte për zgjidhjen e bllokimit të pozicionit përmes konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re.
Si shqetësuese, Zemaj ka theksuar vonësën e emërimit të ambasadorit të ri të SHBA në Kosovë.
“Prej disa kohësh nuk kemi ambasador të SHBA në vend, çka për mua dhe LDK është shqetësuese, pasi mungesa e përfaqësimit në këtë nivel, mund të interpretohet si mesazh qeverisë dhe klasës politike se interesimi për partneritet mund të vijë prej nesh dhe të mos jetë i thjeshtë” ka thënë Zemaj.
0 komentet