Zyra për KdheM: Të shtënat me armë në Bitia e Poshtme theksojnë tmerrin e përditshmërisë serbe

Kancelarija za KiM
Burim: Kancelarija za KiM

Të shtënat e sotme në qendër të fshatit Bitia e Poshtme, komuna e Shtërpcës, edhe një herë theksojnë tmerrin e përditshmërisë serbe në Kosovë e Metohi, ku gjithnjë e më shumë po përhapet urrejtja kundër popullit serb dhe gjithçkaje serbe, thuhet në deklaratën e Zyrës për KdheM të Qeverisë së Serbisë.

“Autori i këtij krimi të rëndë, një shqiptar nga Suhareka, ka shfaqur një shkallë të frikshme urrejtjeje dhe fakti është se të gjitha aktet individuale të dhunës ndaj serbëve në Kosovë dhe Metohi mbështeten në matricën ideologjike të krijuar dita-ditës nga regjimi ekstremist i Albin Kurtit në Prishtinë”, shtohet në tekst.

Zyra për Kosovë dhe Metohi thekson se incidenti në fshatin Bitia e Poshtme veçohet ndër aktet e tjera të ngjashme të dhunës për shkak të çuditshmërisë së tij pasi që autori, përveç që ka qëlluar për të frikësuar serbët, ka lënë një kurorë funerale në oborrin e shtëpisë së një serbi vendas dhe më pas ka sharë nënën serbe te vendasit në prani të policisë.

“Në Kosovë dhe Metohi, dhuna me motive etnike e drejtuar kundër popullit serb po vazhdon çdo ditë dhe në kohët e fundit më së shpeshti paraqitet në formë të sulmeve ndaj pronës serbe, dhe kështu është konstatuar se është plaçkitur shtëpia e M. Joksimoviqit në Radevë të komunës së Lipjanit. Nuk mund të anashkalohet fakti që të gjitha sulmet janë simptomë e klimës sociale antiserbe të krijuar metodikisht nga regjimi shovinist i Kurtit”, thuhet në njoftim.

Zyra thekson se Prishtina nuk dëshiron të promovojë bashkëjetesën në mjedise të përziera etnike.

“Në vend që Prishtina t'i trajtojë serbët si qenie të një lloji më të ulët çdo ditë, është e nevojshme të bëhen përpjekje për të ndërtuar dhe promovuar bashkëjetesën, veçanërisht në mjediset etnikisht të përziera në Kosovë dhe Metohi, por nuk mund të pritet një gjë e tillë nga Kurti dhe pasuesit e tij ideologjikë”, përfundon Zyra për Kosovë e Metohi.