Zyra për KdheM: Aksioni i ri i dhunshëm i Kurtit, pas dinarëve, dëshiron t'i lërë serbët pa ilaçet e nevojshme
Autoritetet në Prishtinë të udhëhequra nga Albin Kurti kanë kryer sot një aksion të ri të dhunshëm në veri të Kosovës dhe Metohisë, duke bastisur barnatoret në Mitrovicë e Zveçan, njoftoi Zyra për Kosovë dhe Metohi.
“Pasi shkaktoi një fatkeqësi humanitare duke shfuqizuar transaksionet e pagesave me dinar në Kosovë dhe Metohi, Kurti tani dëshiron t'i lërë popullin tonë në veri të KdheM pa ilaçet e nevojshme dhe në këtë mënyrë të krijojë kushte të padurueshme jetese për popullin tonë, gjë që e bëri dy vitet e mëparshme, duke ndaluar spitaleve tona për tu furnizuar me ilaçe”, thuhet në njoftim.
Shtohet se gjatë bastisjes në barnatore është marrë një sasi e madhe medikamente, gjë që e ka vështirësuar edhe më shumë furnizimin dhe disponueshmërinë e barnave në veri të KdheM, problem që i prekë të gjitha kategoritë e popullatës në veri të KdheM.
“Përderisa kandidatët e partisë së Kurtit merren me trafikim të qenieve njerëzore, narkotikë dhe krimeve tjera të rënda, deri atëherë Kurti për të maskuar keqbërjet e tij, bën gjueti në barna dhe në të njëjtën kohë për nëntë muaj ndalon hyrjen e mallrave serbe në territorin e Kosovës dhe Metohija”, thuhet nga Zyrja.
Ata theksojnë se ky është një tregues tjetër se në vend të deeskalimit, Kurti po bën çdo ditë lëvizje të reja përshkallëzuese në veri të Kosovës dhe Metohisë, veçanërisht për t'ua bërë jetën të pamundur serbëve dhe kështu t'i detyrojë ata të largohen nga vatrat e tyre shekullore, duke anuluar mjetet bazë të jetesës, nga dinari deri te ilaçet dhe ushqimet bazë.
komentet