Zyra për K&M: Arrestimet e sotme në Jarinjë vazhdimi i persekutimit të sërbëve, veçanërisht ndaj policëve

kancelarija za KiM

Zyra për Kosovë e Metohi deklaron se arrestimi i sotëm i policit sërb Milan J në Jarinjë, është vazhdim i presionit dhe persekutimit të popullit sërb në Kosovë, veçanërisht ndaj policit i cili nëntorin e kaluar zhveshi uniformën e policisë kosovare.

Bëhet e ditur se Milan J. u arrestua në sy të së shoqes dhe të dy fëmijëve të vegjël ku si pasojë e arrestimit të befasishëm, përjetuan stres të madh.

Pasi ka marrë vesh për arrestimin e Milanit, Zyra për Kosovë e Metohi, ka angazhuar avokat i cili do t’a mbrojë e ndihmojë atë për rastin në fjalë, e ndërkohë përfaqësuesit e Zyrës, janë vënë në kontakt me familjen e tij me qëllim që me këtë rast, të ofrojnë mbështetje dhe gjithë ndihmën e duhur.

"Një nga pyetjet kryesore që shtrohet është sesi Milan J. ka qarkulluar lirshëm nëpër vendkalimet administrative dhe ka qenë në shërbim të Policisë së Kosovës, e tashmë brenda natës i zbulohen disa fletarreste sekrete ku akuzohet për vepra penale të hershme ndër vite? Kjo flet mjaftueshëm për natyrën e këtij arrestimi politik të montuar dhe inskenuar ku synimet e Prishtinës, janë të përplasen me sërbët të cilët nuk mund t’i detyrojnë të rikthehen në policinë kosovare” thuhet në deklaratën e Zyrës për K&M.