Zyra për K&M: Arrestimi i Momir Pantiqit mekanizëm i testuar i kanosjes së sërbëve nga pala e Prishtinës
Zyra për Kosovë e Metohi deklaron se me rastin e arrestimit mbrëmjen e djeshme e sërbit në vendkalimin e Merdares të cilin Prishtina e akuzon për krime të pretenduara lufte, se bëhet fjalë për mekanizëm të testuar për të kanosur sërbët.
"Efektivët e Policisë Kosovare të Kurtit arrestuan dje në vendkalimin e Merdares, sërbin Momir Pantiq, i zhvendosur në brendësi të Kosovës e Metohisë. Momir jetonte në Metohi, në Istog, por pas konfliktit u zhvendos në Mladenovc. Ai dje në Merdarë kur hyri, kërkonte të merrte dokumentet në lidhje me çështjen e pronës së vet në Istog, por në vend të kësaj, u arrestua dhe u shoqërua drejt Prishtinës" thuhet në deklaratën e Zyrës për K&M.
Siç thuhet më tej në këtë deklaratë, Zyra menjëherë angazhoi për Pantiqin avokat i cili u vu në kontakt me familjen e tij. Sipas informacioneve të tij, sot pritet dëshmia e Pantiqit.
"Përmes mekanizmave të testuara kanosëse, Prishtina arreston sërbë nën pretekstin e krimeve të pretenduara të luftës dhe paraprakisht i gjykon e në këtë mënyrë u përcjell mesazh të qartë se në vatrat e tyre shekullore, nuk janë as të mirëpritur e as të dëshiruar. Metohia për shkak të krimeve të tmerrshme të të ashtuquajturës UÇK, u pastrua tërësisht dhe etnikisht nga sërbët, ndërkohë që sërbëve të kthyer apo atyre të mbetur, u vihet zjarri apo u vandalizohen banesat, arrestohen dhe frikësohen në çfarëdolloj mënyre” bëhet e ditur nga Zyra për K&M.
komentet