Në Merdarë arrestohet sërbi i dyshuar për krime lufte
Burim: Kosovo Online
Sërbi M.P. është arrestuar mbrëmjen e djeshme në nyjen administrative të Merdarës pasi dyshohet për krime të pretenduara lufte në Kosovë në vitet 1998-1999.
Arrestimin e ka konfirmuar avokati i tij Nebojsha Vllajiq, i cili tha sot në Prishtinë se do të vizitonte klientin e tij pas të cilës do të kishte më shumë informacione në lidhje me raastin. Sipas fjalëve të Vllajiqit, M.P. jeton në territorin e Sërbisë qëndrore dhe në Kosovë edhe më herët ka ardhur dhe kurrë nuk ka pasur problem.
Siç tha më herët Policia Kosovare në Fejsbuk, i arrestuari gjatë luftës ka qenë shef i policisë së Istogut.
I dyshuari, sipas vendimit të prokurorit, do të qëndrojë i arrestuar për 48 orë.
Policia shprehet se arrestimi i tij është ndërmarrë në bashkëpunim me Agjencinë Informative Kosovare (KIA).
komentet