Zyra për K&M: Bllazhiq u sulmua sepse është sërb, prania e policëve në jug inkurajon ekstremistët
Zyra për Kosovë e Metohi në Qeverinë e Sërbisë, ka njoftuar me rastin e sulmit të sotëm me gurë ndaj autoveturës së drejtuar nga Sasha Bllazhiq në Suvo Do, se fakti që ishte duke drejtuar mjetin me targa të Kragujevacit, tregon pa mëdyshje se është sulmuar vetëm sepse është sërb.
“Në vendbanimin multietnik në Suvi Do, është sulmuar me gurë autovetura e drejtuar nga Sasha Bllazhiq. Fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime, ndërsa mjeti është dëmtuar. Ai ka qenë duke drejtuar autoveturën me targa të Kragujevacit, çka tregon pa mëdyshje se ai është sulmuar për shkak sepse është serb”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovë e Metohi.
Gjithashtu theksohet se prej fillimit të këtij viti është vënë re rritja e numrit të incidenteve ndaj sërbëve të cilët jetojnë në vendbanime multietnike në K&M e veçanërisht në Suvi Do.
"Kjo është e qartë se policët kosovarë nga jugu të dislokuar ilegalisht në zonat multietnike në veri të Kosovës, nuk janë aty për të mbrojtur shqiptarët, por për të mundësuar një sulm të pandalshëm ndaj sërbëve. Vetëm pak ditë më parë në Suvo Do, u rrah djaloshi Llazar M dhe dje një shqiptar i panjohur, qëlloi disa herë në ajër. Kjo tregon se objektivat dhe viktimat e vetme janë sërbët dhe se prania e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ka një efekt stimulues dhe inkurajues për ekstremistët shqiptarë” thuhet në njoftim.
komentet