Sulm i ri ndaj sërbëve në Suvi Do, qëllohet me gurë autovetura e cila drejtohej nga Sasha Bllazhiq

Kamenovano vozilo u Suvom Dolu
Burim: Kosovo Online

Autovetura e cila drejtohej nga sërbi Sasha Bllazhiq, është qëlluar me gurë mbrëmjen e sotme nga një grup shqiptarësh në Suvi Do, konfirmon për Kosovo onlajn vetë Bllazhiq.

Ky i fundit thotë se arriti të largohej në drejtim të ndërtesës së tij në Suvi Do pasi rriti shpejtësinë momentin që po qëllohej me gurë. 

“Shkova për në Mitrovicën Veriore, mora vajzën në autoveturë dhe në kthim vura re një grup djemsh në kryqëzim në afërsi të xhamisë së Suvi Do. Kanë qenë 6-7 veta dhe teksa po përkuleshin, mendova se po përpiqeshin të gjenin gurë. Kur filluan të më gjuanin autoveturën, nxitova e ndërkohë që dëgjova të kërciturat në automjet. Ndoshta dhjetë gure kanë goditur automjetin. Falë Zotit nuk pësova gjë“, thotë Bllazhiq. 

Ky i fundit figuron si ish efektiv i Policisë së Kosovës dhe me askënd asnjëherë nuk ka pasur probleme. 

“Prej nënte vitesh jetoj në Suvi Do. Asnjëherë nuk kam patur probleme. Tani më goditën vetëm se automjeti që drejtoj tip "pasat" figuron me targa me shenjën KG dhe jam i sigurtë që vetëm për këtë shkak më kanë sulmuar. Kam punuar në polici, kam shkuar në mbarë Kosovën dhe asnjëherë nuk kam bërë asgjë“ konfirmon Bllazhiq.