Zyra për K&M: Heqja e flamurit të KOS në Lipjan vazhdim i persekutimit të sërbëve dhe rrezikimit të objekteve të shenjta
Heqja e flamurit të Kishës Ortodokse Sërbe nga porta e kishës së Virgjëreshës së Bekuar në Lipjan dhe kjo në ditën e kremtimit të festës së kishës, është vazhdimësi e fushatës së persekutimit të sërbëve dhe gjithçka sërbe në K&M dhe përdhosja e objekteve të shenjta sërbe me synim shfarrosjen e tyre në këto vise, thuhet nga Zyra për Kosovë e Metohi.
Kujtohet se kjo dëshmohet dhe nga thirrjet e fundit nga Prishtina për shembjen e Kishës së Shpëtimtarit Krisht çka theksohet, paraqet formë të rëndë të intolerancës fetare që është e papranueshme kudo në Europë, por në Prishtinë paraqitet "formë dominuese të aktiviteteve dhe ideologjisë politike", e cila minon paqen dhe bashkëjetesën në Kosovë.
"Deklarata të tilla nxitëse, si dhe gjuha e urrejtjes ndaj sërbëve, e cila përdoret edhe nga politikanët prishtinas, nxisin direkt incidente ndaj popullit sërb dhe objekteve të shenjta të KOS dhe shkaktojnë trazira dhe frikë tek populli ynë. Zyra për Kosovë e Metohi, do të vazhdojë të përdorë të gjitha mjetet politike e diplomatike për t'ia paraqitur publikut ndërkombëtar pozitën e rëndë të popullit sërb dhe për të vënë në dukje rrezikun e objekteve ortodokse në Kosovë e Metohi", thuhet në deklaratë.
Nga Zyra për Kosovë e Metohi, shtohet se njëkohësisht do të kërkojë reagim konkret nga organizmat dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, sesi autorët e këtij incidenti të papranueshëm në Lipjan, të gjenden sa më parë dhe të sanksionohen në mënyrë adekuate.
0 komentet