Hiqet flamuri kishtar nga këmbanorja në Lipjan

Lipljan porta crkve zastava
Burim: Kosovo Online

Nga këmbanorja në oborrin e kishës së Virgjëreshës së Bekuar Maria dhe Shënjt Florës dhe Lavrës në Lipjan, mbrëmë është hequr flamuri kishtar.

Që një person i panjohur kishte hequr flamurin nga këmbanorja, sot në mëngjes e ka vënë re kishtari Jovica Miriq. 

"Kur erdha mëngjesin e sotëm në punë, në orën tetë, vura re se na mungonte flamuri në kambanore. Ktheva filmimet e kamerave dhe pashë se mbrëmë rreth orës 5:50 pasdite, një djalë me tuta sportive, me kapuç në kokë, hoqi flamurin, e tërhoqi nga lart dhe nisi të vraponte në anën tjetër të portës së kishës. Më pas thirra policinë. Erdhën për të hetuar, fotografuan dhe kthyen filmimet dhe vurën re djalin që e hoqi flamurin dhe e mori," tha Miriq.

Ky i fundit thekson se ky flamur është vendosur vetëm për festa në Lipjan.

"Këtë flamur e vendosim vetëm për festa. Dje ishte festa e Virgjëreshës së Bekuar dhe sot duhej t’a hiqnim. Por nuk arritëm ta hiqnim" tha Miriq.

Vëren se nuk është flamur shtetëror, por kishtar.

"Atyre u dhëmb flamuri, u them atyre se ky është flamur kishtar, se nuk është flamur shtetëror. Herën e fundit që e hoqën flamurin nga shtiza, u’a spegova dhe prifti ua spegoi se është flamuri kishtar dhe nuk është flamur shtetëror, por atre u dhemb flamuri", tha Miriq.

Porta e Kishës së Virgjëreshës së Bekuar në Lipjan, e ndërtuar në shekullin e XIV dhe e Martirëve të Shenjtë Flora dhe Lavra, e cila u ndërtua në vitin 1934, janë vende tubimi për sërbët.

Në Lipjan, nga rreth pesë mijë sërbë që jetonin para konfliktit të viteve 1998-1999, kanë ngelur disa qindra prej tyre.