Zyra për K&M: Vala e re e arrestimeve të sërbëve tregon dëshpërimin e Prishtinës

Kancelarija za KiM
Burim: Kancelarija za KiM

Vala e re e arrestimeve të sêrbëve me pretekstin fals të krimeve të luftës, në ditën e dytë të festës më të madhe ortodokse të Pashkës, tregon gjithë dëshpërimin e Prishtinës dhe vendosmërinë antisërbe të Albin Kurtit, i cili dështimet e tij pilitike, dëshiron t'i maskojë duke sulmuar sërbët, njofton Zyra për Kosovë e Metohi.

Siç theksohet në njoftim, nuk është rastësi që sërbët u arrestuan tamam në ditën kur Kurti sërish nuk arriti t'a shtyjë kandidatin e tij për kryetar të Kuvendit të Kosovës dhe kur përjetoi dështim, e sërish sulmon sërbët. 

"Boban T. nga Lipjani, i cili jeton dhe punon në këtë vend për 26 vjet nga konflikti dhe i cili sot u ndalua, është viktimë politike e regjimit të Kurtit dhe ka jetuar i qetë në vatrën e tij deri sa sot u çua në paraburgim nën akuza false. Në të njëjtat rrethana, Nadica Ç., e cila prej vitesh ka ardhur në Lipjan dhe kurrë nuk ka patur asnjë problem deri kur Kurti dhe Sveçla vendosën qê pa prova t'a shpallin kriminel lufte" bëhet e ditur nga Zyra për K&M.

Shtohet se atyre menjëherë u janë siguruar avokatë dhe do t'u ofrohet çdo lloj ndihme.

"Zyra për K&M me rastin e kësaj reprezaljeje politike ndaj sërbëve, do t'u drejtohet të gjitha misioneve ndërkombëtare për të vënë në dukje valën e re të represionit ndaj sërbëve. Qeveria në largim në Prishtinë ndërmerr lëvizjet e fundit të dëshpëruara, pas së cilës do të duhet të pranojë përfundimisht dështimin", bëhet e ditur nga Zyra për K&M.