Zyra për K&M: Vendimi ndaj Millenkoviqit provë që gjyqësori në Kosovë është instrument politik për persekutimin e sërbëve

Zyra për K&M deklaron se vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë për Dragisha Millenkoviqin me shtatë vite burg për krime lufte të pretenduar, është rast flagrant i disfunksionalitetit të gjyqësorit instrumentalisht i politizuar në Kosovë.
Sikurse bëhet e ditur në njoftim, procedura ndaj Millenkoviqit nuk ishte asgjë tjetër veçse gjah politik dhe i fabrikuar ndaj një njeriu të pafajshëm që është dënuar për vepër të rëndë penale pa asnjë lloj prove materiale shumë vite pasi kjo vepër penale e pretenduar është kryer, ndonëse mbarë gjithë kësaj kohe të dënuarit kanë qenë në dispozicion të organeve gjyqësore.
“Përndjekja sikurse ndodh zakonisht në të tilla procedura, nisi me shpifjen e fqinjit me të cilin Millenkoviq kishte histori mosmarrëveshjesh, ndërsa procesi u fabrikua në ecje si e si për të justifikuar arrestimin e pamerituar të njeriut të pafajshëm. Për sa e sa herë, hakmarrja personale apo favorizimi i një dëshmitari jo të besueshëm, është përdorur sesi njeriut të pafajshëm t’i shkatërrohej jeta dhe meqënëse nuk është hera e parë që ndodhin anomali të ngjashme në sistemin gjyqësor nën kontrollin e Prishtinës, kjo pashmangshmërisht na çon në konkluzionin se gjyqësori në Kosovë e Metohi, është instrument politik për përndjekjen e sërbëve” bëhet e ditur në njoftim.
Sikurse bëhet e ditur me këto subjekte në mënyrë të detajuar do të njihen organizmat ndërkombëtare.
“Ndërsa viktima e përndjekjes, Dragisha Millenkoviqi nga Kishnica pranë Graçanicës dhe familja e tij, do të vazhdojmë t’i ofrojmë ndihmë të domosdoshme me shpresën që vendimi në apel të rrëzohet”, bëhet e ditur në njoftim.
komentet