Zyra për Kosovë dhe Metohi: Incidentet në Gorazhdec pasojë e politikës ekstremiste të Prishtinës dhe heshtjes së bashkësisë ndërkombëtare

Zyra për Kosovë dhe Metohi dënoi goditjen me gurë e konakut të fshatit në Gorazhdec, duke theksuar se ky incident i ri me motiv etnik ndaj serbëve është pasojë e "politikës ekstremiste të Prishtinës", si dhe heshtjes dhe mosreagimit të bashkësisë ndërkombëtare, e cila, siç thuhet, nuk ka dënuar asnjë incident ndaj serbëve në këtë vend.
Në komunikatën e Zyrës për KeM thuhet se dritarja e thyer dhe dëmet materiale do të riparohen, por shqetësimi dhe frika e serbëve, të cilët gjithnjë e më shpesh janë shënjestër e sulmeve dhe incidenteve nga huliganët shqiptarë, mbeten një njollë e përhershme në ndërgjegjen e bashkësisë ndërkombëtare.
"Periudhën e kaluar në Gorazhdec është hequr flamuri serb nga monumenti për viktimat, disa herë janë shkruar grafite të UÇK-së në shtëpitë dhe rrugët serbe, ndërkohë që askush nuk është përgjigjur edhe pse në fshat ekzistojnë kamerat e policisë. Prandaj, heshtja e zëshme e bashkësisë ndërkombëtare, e cila duhet të angazhohet më aktivisht në mbrojtjen e serbëve dhe me reagimin e saj të dërgojë një mesazh të qartë se këto incidente janë të papranueshme dhe duhet të ndalohen, është e pajustifikueshme," përfundon komunikata.
0 komentet