Zyra për Kosovë e Metohi: Kurti po përpiqet të shkaktojë një krizë të re, vetëm për të shmangur obligimet

Kancelarija za KiM
Burim: Kancelarija za KiM

Zyra për Kosovë e Metohi ka njoftuar sonte se veprimet e dhunshme, nervoze dhe shtrënguese të Policisë së Kosovës, të cila sot arrestoi Millovan B. në Zubin Potok dhe vazhdoi të ngacmojë serbët në veri të Kosovës, në fakt tregojnë qëllimet e vërteta të Albin Kurtit, përpjekje për të provokuar kaos dhe për të krijuar një krize të re.

“Kurti po përpiqet në çdo mënyrë të mundshme, përmes forcave të tij, të shkaktojë tensione në veri të Kosovës e Metohisë, për të nxitur reagimin e serbëve, të cilët më pas do t'i akuzonte për përshkallëzimin e mundshëm të situatës në terren, vetëm për të shpëtuar nga dialogu dhe obligimet nga Ohri që ka të bëjnë me formimin e BKS-së”, thuhet në deklaratën e Zyrës për Kosovë e Metohi.

Ata deklarojnë gjithashtu se Kurti jo rastësisht ka zgjedhur që sot të nisë me arrestimin e serbëve.

“Ashtu siç e caktoi kohën e thirrjes për vuajtje të dënimit të Ivan Todosijeviqit para fillimit të bisedimeve në Bruksel, dhe ndërsa vazhdoi të ngacmote serbët në veri të Kosovës e Metohisë në çdo mënyrë, për të gjejë arsyetim në krijimin të krizës dhe të shmangë formimin e BKS-së, e më pas të zgjasë kohën e tij në pushtet, duke u fshehur pas një lloj ‘lufte kundër korrupsionit’”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se Kurti, sipas skenarit të sprovuar, çdo herë para bisedimeve në Bruksel ngre tensionet në terren dhe bën thirrje për përshkallëzim, edhe pse ka marrë paralajmërime të qarta nga zyrtarët ndërkombëtarë për të ulur tensionet, ndaluar dhunën e njëanshme dhe nisur procesin të normalizimit të marrëdhënieve.

“Tashmë është e qartë për të gjithë se kush është faktori i destabilitetit në Ballkanin Perëndimor, kush po e shkatërron dialogun, kështu që asgjë nuk mund të jetë ‘normale’ me Kurtin, as normalizimi i marrëdhënieve”, thuhet në deklaratën e Zyrës për Kosovën e Metohinë.