Zyra për Kosovë e Metohi: Kurti vazhdon torturat, provokon konflikt me popullin paqësor serb
Zyra për Kosovë e Metohi ka bërë të ditur se arrestimi i një serbi tjetër në Kosovë, Urosh V. nga Leposaviqi, i ndodhur mëngjesin e sotëm, është vazhdim i torturës së Albin Kurtit, i cili sipas tyre po përdor të gjitha mjetet për të provokuar një konflikt me popullin paqësor serb.
“Urosh V. është arrestuar kur ka shkuar në punë herët sot në mëngjes dhe është arrestuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Kurtit me rroba civile, madje njëri prej të cilëve ishte duke vozitur veturën me targa KM”, thuhet në njoftimin e Zyrës.
Siç shtohet, nuk bëhet fjalë për ndonjë kriminel, por për një djalosh 28-vjeçar, i cili i ka shkuar me qetësi në punë, duke e ditur se nuk kishte asnjë faj.
“Kurti pa asnjë provë, përkundër fakteve që e mohojnë, arreston serbët çdo ditë, ndërsa ndërkombëtarët e kthejnë kokën në anën tjetër dhe bëjnë sikur nuk i shohin shkeljet e të gjitha të drejtave elementare të serbëve, keqtrajtimet e përditshme të Kurtit, fizik, juridik dhe dhunë institucionale ndaj popullit tonë”, kanë thënë nga Zyra për KeM.
Ata gjithashtu pyetën nëse diku në botën demokratike perëndimore ishte e mundur të arrestohej dikush me urdhër politikë, pa prova.
"Si është e mundur që provat çdo ditë mohojnë Sveçlën dhe Kurtin, dhe ata vazhdojnë sulmet e tyre ndaj serbëve? Komuniteti ndërkombëtar duhet urgjentisht të vijë në vete dhe të ndalojë rrugën e lëvizjeve të paarsyeshme të Prishtinës, sepse paqja në Kosovë e Metohi mund të mbijetojnë vetëm me përpjekjet mbinjerëzore të serbëve nga veriu i Kosovës e Metohisë, të cilët me durim e duruan torturën e Kurtit për dy vjet”, theksohet nga Zyra.
komentet