Rama: “Ballkani i Hapur” ishte “një ide e tmerrshme” sepse pas saj qëndronim Vuçiqi dhe unë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se “Ballkani i Hapur” ishte “një ide e tmerrshme” vetëm për shkak se pas saj qëndronin ai dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Ishte një ide e tmerrshme vetëm për një arsye – sepse pas saj qëndronim Vuçiqi dhe unë. Sikur të hiqnit emrat tanë dhe të vendosnit, për shembull, pesë emra të tjerë – do të ishte një ide e shkëlqyer. Kështu është me gjithçka në Ballkan”, tha Rama për Euronews Serbia.
Duke komentuar bashkëpunimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Rama tha se ai është “gjithmonë një partner i vështirë”.
Kryeministri shqiptar vlerësoi transformimin e Malit të Zi.
“Mali i Zi, çdo respekt për ta, ata kanë qenë të jashtëzakonshëm në mënyrën se si janë transformuar – nga një anije kontrabande në një nëndetëse të verdhë që të gjithë e duan. I përulem dhe e respektoj këtë. Ata kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm, por kjo nuk mjafton”, tha Rama në intervistën e cila do të transmetohet e plotë nesër.
Sipas tij, sot Evropa ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për Evropën.
0 komentet