Ramadani: Dhe Ballkani i Hapur është temë e fushatës parazgjedhore, Taravari “godet” mbështetësit e Kurtit

Ismet Ramadani
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë së Veriut Ismet Ramadani vlerëson se çelja e çështjes së pjesmarrjes së mëtejshme të këtij vendi në Ballkanin e Hapur është synim i frontit opozitar shqiptar në koalicionin "VLEN" që gjatë fushatës paraelektorale të tërheqë kështu zgjedhësit që janë dashamirës ndaj qëndrimeve të kryeministrit kosovar Albin Kurti.

“Normalisht që sapo procesi i Berlinit të funksionojë, Ballkani i Hapur nuk mund të jetë homologu i tij në kuptimin e fuqisë financiare, projekteve që mund të vijnë prej BE... Dhe këtë e pranojnë qytetarët, veçanërisht zgjedhësit shqiptarë, e veçanërisht ata nga radhët e koalicionit 'VLEN' sepse dimë dhe qëndrimet e Albin Kurtit rreth Ballkanit të Hapur dhe mendoj se Taravari zgjodhi momentin dhe synimin që shkon në favor të tij” thotë Ramadani.

Kandidati për president në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut i koalicionit “VLEN”, Arben Taravari, deklaroi se nëse fiton, menjëherë do të kërkojë daljen e këtij vendi nga iniciativa e Ballkanit të Hapur.

Ramadani thotë se në këtë mënyrë blloku opozitar shqiptar qartësisht kundërshton kundërshtarët kryesorë oponentë, sikurse është partia BDI.

“Egziston opinioni se BDI ishte pjesë e qeverisë kur ndodhi Ballkani i Hapur dhe se ministrat e BDI gjithashtu kanë marrë pjesë në këto takime. Ndaj të krijohet përshtypja indirekte se BDI ende pajtohet për nismën Ballkani i Hapur megjithëse mendoj se edhe ata ngadalë po tërhiqen duke qenë se Edi Rama në deklaratën e tij tha se tani që procesi i Berlinit është tashmë, iku koha e iniciativës së Ballkanit të Hapur”, thotë Ramadani.

Ky i fundit thotë se askush në hapësirën e Ballkanit të Hapur nuk mundet të jetë kundër çeljes së kufijve, veçanërisht nëse nuk je kundër parimeve të BE dhe SHBA, por që në dallim nga iniciativa e Ballkanit të Hapur, procesi i Berlinit ofron koncept për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë dhe Kosovën.

“Madje do të thoja se këtu pika më e dhimbshme është Kosova, ku është pjesmarrëse e barabartë në procesin e Berlinit dhe brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor. Normalisht që atë shqiptarët e pranojnë më mirë”, ka thënë Ramadani.

Ky i fundit beson se pavarësisht çka është bërë e ditur Plani i rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor, ngadalë po kalon në plan të dytë vijimi i egzistencës së Ballkanit të Hapur.

“Nuk duhet të quhet Ballkani i Hapur, por duhet të vijojë ai komunikim tregtar dhe kalimit të lehtë kufitar. E gjithë kjo shkon në favor të thjeshtimit të kalimit të kufirit. Mendoj se kjo duhet pranuar. Kjo nuk duhet të quhet më Ballkani i Hapur, por kufijtë e hapur mes Ballkanit Perëndimor. Përndryshe ish-kryeministri Kovaçevski dikur e tha mirë se kur ishim Jugosllavi, nuk kishte kufij në të gjitha këto vende, ndërsa këtu ishim edhe përpara Bashkimit Europian, pasi BE ende nuk kishte hyrë në kufij të lirë, dhe nëse kthehet, mjafton të jetë kompatibil dhe plotësues me kriteret dhe standardet e BE” konkludoi Ramadani.